E lashtë mbi 4 mijë vjet/ Ministrja jep lajmin: Xhubleta shqiptare në UNESCO
Ministrja Elva Maragariti ka ndarë lajmin e mirë me të...
Leonardo da Vinçi ishte emblema e Rilindjes Evropiane për shkak të gjenialitetit të tij shumëplanësh. Pas vdekjes së fiorentinit të madh, pikturat e tij u shpërndanë, sidomos në mesin e koleksionistëve privatë, ndërsa shënimet e tij qëndruan për disa shekuj në koleksione të tjera të ngjashme.
Shpikjet dhe zbulimet e Leonardos përfshijnë më shumë se 50 fusha të shkencës, duke parashikuar drejtimet e zhvillimit të qytetërimit bashkëkohor. Megjithatë në çdo zbulimim të tij, ka një enigmë. Leonardo lindi në vitin 1452 në fshatin Vinçi, jo shumë larg Firences.
Prindërit e fëmijës ishin noteri Piero da Vinçi dhe e dashura e tij Katerina.
Që fëmijë Leonardo ishte gjithmonë entuziast kur bëhej fjalë për arsimin, dhe preferonte më shumë si dhurata librat sesa lodrat. Thuhet se ai ka pasur gjithmonë dëshirën për të marrë dije.
Në atë kohë Firence ishte një qendër e kulturës italiane por edhe evropiane dhe kjo i dha mundësi Leonardos të studionte shkencën dhe të fitonte disa aftësi teknike. Ai studioi për pikturë, kimi, metalurgji, përpunimin e metaleve, gipsit dhe lëkurëve. Në të njëjtën kohë, mjeshtri i ri vizatonte, skulpturonte dhe modelonte.
Enigma nuk kishte të bënte me numrin e fushave të shkencës dhe të veprimtarisë njerëzore që ai prirej të mbulonte, por tek fakti se një inteligjencë e pazakontë nxirrte në pah të gjitha njohuritë e tij. Ky njeri kishte qenë aq i talentuar, saqë edhe studiuesit bashkëkohorë mbetën të habitur me aftësitë e tij.
Por si arriti një njeri i vetëm të kuptonte kaq shumë njohuri? Në moshën 14-vjeçare, Leonardo dinte të luante shumë mirë lirën, një vegël muzikore shumë e njohur për kohën. Por paradoksi është se ai nuk kishte mësues, por ishte autodidakt në fushën e muzikës. Me zërin e tij të veçantë dhe mjeshtërinë e tij në luajtjen e lirës, Leonardo mahniti edhe muzikantët profesionistë.
Natyra e kishte pajisur të riun me cilësi të veçanta. Ai ishte fizikisht i pashëm, shtatlartë dhe shumë i zgjuar. Sipas disa dëshmive, Leonardo ishte shumë i fortë edhe në aspektin fizik. Ai mund të përkulte një patkua me dorën e tij të djathtë. Nga ana tjetër bashkëkohësit e tij dëshmuan se Leonardo nuk i tregoi kurrë emocionet e tij, dhe ishte gjithmonë në një gjendje të ekuilibruar mendore.
Askush nuk e ka parë ndonjëherë të kërcejë nga gëzimi apo të jetë i trishtuar. Ai dinte t’i kontrollonte shumë mirë emocionet e tij, gjë që flet për vullnetin e tij të fortë. Ditarët e Leonardos, rreth 7000 faqe në total, ruhen ende sot në koleksione të ndryshme. Në fillim ato i mbante studenti më i preferuar i mjeshtrit, Françesko Melzi, por pas vdekjes së tij, dorëshkrimet u zhdukën.
Disa fragmente të tyre nisën të shfaqen midis shekujve XVIII-XIX. Shumë njerëz që i patën në duart ato, as që dyshonin se sa të rëndësishme ishin thesaret që zotëronin. Më pas u zbulua se esetë mbi artin, skicat anatomike dhe skemat e çuditshme, studimet në fushat e gjeologjisë, arkitekturës, hidraulikës, gjeometrisë, filozofisë, optikës, vizatimit teknik dhe fortifikimet ushtarake, ishin fryt i punës së dikujt.
Të gjitha shënimet në ditarët e Leonardos janë shkruar mbrapsht para pasqyrës. Shumë studiues mendojnë se në këtë mënyrë ai donte ta mbante sekret kërkimin e tij. Por sipas një versioni tjetër, shkrimi në pasqyrë ishte karakteristik për të (ka të dhëna në të cilat thuhet se ishte më e lehtë për të të shkruante kështu sesa në mënyrën e zakonshme).
Prandaj sot ekziston edhe koncepti “shkrim në stilin e Leonardos”. Para së gjithash, Leonardo da Vinçi është i njohur si piktor. Sepse është ai që realizoi portretin brilant të Mona Lizës. Shprehja e fytyrës së saj nuk mund të shpjegohet ende sot, ashtu si edhe teknika e realizimit të portretit.
Enigma e saj kryesore është shprehja enigmatike në fytyrën e saj, buzëqeshja e saj “evazive”. Disa e konsiderojnë atë madhështinë ideale të sharmit dhe feminilitetit, ndërsa të tjerëve e shohin të pakëndshme. Shkencëtarët bashkëkohorë janë përpjekur të analizojnë portretin misterioz duke përdorur një program kompjuterik.
Çfarë emocionesh fsheh buzëqeshja e Xhokondës? Përgjigja elektronike tregoi se shprehja e Mona Lizës tregon lumturi (83 për qind), dhe në të njëjtën kohë, neveri (9 për qind), frikë (6 për qind), dhe ligësi (2 për qind). Llogaritje të tilla nuk i shtojnë asgjë njohjes më të mirë të portretit, enigma e të cilit ka mbetur e padepërtueshme edhe sot e kësaj dite.
Një nga vizatimet më të famshme të bëra nga Da Vinci është “Njeriu Vitruvian”, që përfaqëson trupin e njeriut, proporcional, të ravijëzuar brenda një rrethi dhe një katrori, figura themelore të rendit kozmik, që është një formë respekti për 3 rendet arkitekturore të shpikura. nga grekët: Dorik, Jonik, Korintik.
Shumë më pak mbresëlënës është një vizatim më pak i njohur i da Vinçit, i cili përfaqëson një qenie të veçantë, “të panatyrshme”. Besohet se kjo ishte Beatriçe, e lavdëruar nga Dante Aligeri në Komedinë Hyjnore. Fytyra e gruas është e bukur dhe ajo magjeps cilindo që e sheh. Ju do të pyesni: “E çfarë ju tërheq tek ajo?”.
Sytë që ndodhen në një distancë shumë të madhe nga njëri-tjetri! Në vitin 2009, në një studim, studiuesja italiane Sabrina Galicia tha se tabloja përmban një mesazh të koduar, “një enigmë matematikore dhe astrologjike”, në të cilën parashikohet data e fundit të botës.
Sipas saj flitet për një “përmbytje universale”, e cila do të fillojë më 21 mars 4006 dhe do të përfundojë më 1 nëntor të po atij viti. Ndërkohë një studiues tjetër ka zbuluar disa dokumente që lidhen me veprimtarinë e të madhit Da Vinçi, sipas të cilave ai e konsideron këtë përmbytje universale si “një fillim të ri për njerëzimin”.
Da Vinci ishte një shpikës i shkëlqyer dhe i palodhur. Ekziston një shpikje e tij që njihet që kur ishte gjallë,Wheelock, një lloj pistolete me mulli. Në fillim, pistoleta të tilla ishin më pak të zakonshme, por në mesin e shekullit të 16-të, ky model u bë shumë popullor tek aristokratët, dhe sidomos midis kalorësve.
Ai sistem ishte aq i mirë sa u përdor për të prodhuar armë në shekullin XX-të. Edhe studimet e tjera të Leonardos e tejkalonin shumë mendimin e bashkëkohësve të tij. Për shembull, ai ishte i interesuar për fluturimin. Në Milano, ai bëri disa skica që tregonin se kishte studiuar fluturimin e zogjve dhe lakuriqëve të natës.
Përveç vëzhgimeve në fluturim, shkencëtari i famshëm kreu edhe eksperimente, por ato dështuan. Ai donte të ndërtonte një avion. Ai tha: “Ai që di gjithçka, mund të bëjë gjithçka. Më duhet vetëm ta zbuloj mënyrën!” Por, për të ndërtuar dhe përdorur një avion, atij i mungonte vetëm një gjë: një motor që mund të zhvillonte forcë të mjaftueshme.
Ministrja Elva Maragariti ka ndarë lajmin e mirë me të...
Stefan Nilson, gazetar suedez ka botuar një novelë: “I arr...
“Metalica”, grupi i famshëm amerikan i muzikës heavy metal...
Përfshirë performancën e Brendan Fraser-it në filmin "The ...
Gazetari dhe shkrimtari, Dashnor Kokonozi, ka shprehur...
Gjiganti mediatik CNN ka renditur Shqipërinë si një ng...
Regjisori Altin Basha ka reaguar për garën në Teatrin Komb...
“Ditët e Mjedës” bashkuan sot studiues dhe autoritete vend...
Ashtu si çdo vit, në përfundim të edicionit të Panairit të...
Të hënën e 21 nëntorit starton Java e Kulturës Kombëta...
Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme...
Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun dhe Promovimit...
17 nëntor 2012! Një jubile i madh dhe një datë e merit...
Sot ka nisur edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana...
Sot nis, “Panairi i Librit”, i cili do të zhvillohet në Pa...
Shoqata për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara m...
Tava e koranit e Elivertës, shpretka dhe rakia e Koços...
Boris Miska ka sjellë së fundmi një novelë me titull "Pass...
Vdekja e Lasgush Poradecit, çapitja e një hapi që ndalon, ...
Agron Llakaj bën dedikimin prekës për Koço Devolen. Te...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...