
Jorida Tabaku, si avokate e Bashës/ Financimi rus, njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
Stefan Nilson, gazetar suedez ka botuar një novelë: “I arratisuri”. Stefan ka qenë gazetar sportiv. Libri i tij është përkthyer në shqip. Në vitet '80-të, ai ka ardhur në Shqipëri me ekipin kombëtar të Suedisë. Unë mbaja mend takimin me nje gazetar suedez, madje kemi udhëtuar bashkë nga Berati në Tiranë, me "Fiat"-in polak të gazetës "Sporti". Nilson më ka shkruajtur nga Suedia duke dashur të fliste për “Fokusin”.
Për mua ishte kënaqësi sepse më ktheu pas në kohë. Ndeshja e Kombëtares, si gjithmonë te “Qemal Stafa”, ndërsa ajo e Shpresave, në Berat, sepse ishte ndërtuar stadiumi i ri.
Jam lidhur me "zoom" nga Suedia. E kam pyetur se cfarë kujtonte nga Shqipëria kur pati ardhur me ekipin e Suedise kundër nesh. Ai më tha se:
Kujtoj shumë. Ishte e pazakontë të vije në Shqipëri. Ishte shumë ndryshe me atë që unë isha mësuar dhe kjo nisi që në aeroport. Thuajse pa aeroplanë. Vetëm avioni ynë. Pastaj udhëtimi më autobus, pastaj stadiumi. Ndeshja dhe qyteti. Cdo gjë ishte ndryshe nga bota ime.
Doja të dija si u ndien kur arritën në Rinas. Ai thotë se njerëzit ishin miqësorë. “Një nga kujtimet kur shkuam me autobus nga Rinasi në Tiranë, erdhën te kalimi i shinave të trenit. Pamë se treni po vinte nga Tirana për kah Durrësi. Ai trau, shkopi, si i thoni, ishte poshtë. Treni po ulte shpejtësinë kur panë autobusin.
Ndaloi. Dhe gruaja që po drejtonte atë traun, shkopin, e ngriti lart. Kësisoj na la ne të kalonim dhe gruaja na e bënte me dorë. Ne ndaluam, ajo thoshte kaloni. Kjo qe kujtesa e parë e madhe.”
Asokohe isha gazetar te “Sporti Popullor” dhe kisha akses me ekipet e huaja. Mbaj mend se shumë tifozë mblisheshin ndanë hotel “Tiranës” për të parë nga afër lojtarët.
Stefan kujton se si pëshpërisnin kalimtarët te sheshi “Skënderbej”. Ai më thotë se “qe e habitshme sepse Shqipëria ishte nën diktaturë. E dinim se nuk mund të kontaktonim me njerëzit, por ata ishin miqësorë.
Buqëqeshnin ndaj nesh. Kështu kur ecnin në sheshin “Skënderbej” me lojtarët tanë Hisen, Pedersen, ju dëgjonit shqiptarët që thonin emrat e tyre.”
I them se një gazetar suedez erdhi të shikonte Shporesat në Berat dhe ka ardhur në tiranë me "Fiat"-in e gazetës sonë dhe unë kam folur anglisht gjatë gjithë rrugës. Cdo suedez fliste shkëlqyeshëm anglisht. Me thotë se ai është Xhin Honson.
Do doja ta takoja, i them. Ai thotë se sa herë i përmedin Shqipërinë, ai kujton udhëtimin në Berat, sepse qe i vetmi që u lejua të shkonte atje.
Nuk besoj se ata kanë pasur ndonjë ide rreth nesh askohe. Pohon se “Dinim vetëm që ishit të mbyllur, diktaturë. Më të mbyllur se vendet e tjera në Europën Lindore. Për Shqipërinë ne nuk dinim asgjë. Kam ardhur edhe më vonë.
E pamundur të gjeje një hartë. Ishte një aventurë. Më bëri kurioz. Dicka nga ndeshja. Isha ulur në tribunën e "Qemal Stafës". Kisha një revistë suedeze.
Asokohe ju nuk kishit shumë revista me ngjyra. Një koleg shqiptar pa te revista ime, pastaj ia dha një kolegu tjetër. Pastaj revista doli jashtë kabinës. E shikoja me sy revistën që shkoi dorë më dorë deri te sahati i rezultatit. Para se të fillonte pjesa e dytë, revista nisi të kthehej te ne. Erdhi dorë më dorë dhe e mora. Por fotoja me ngjyra në mes mungonte. Stefan Peterson i “Ajaksit”.
E pyes: Keni botuar një libër me subjekt shqiptar? Më thotë se është një novelë. “Eshtë botuar në Suedi para 9 vitesh. Do ishte botuar më parë në Shqipëri, por ishte COVI-i.”
Unë jam kureshtar rreth subjektit. Ai nis e rrëfen: është një novelë rreth një djaloshi shqiptar që arratiset më 1975. Quhet Kreshnik. Ai ka lindur jashtë Vlorës. Një ditë ecën drejt Ksamlit. Ai del me not drejt Kretës.
Për t’u arratisur. Kjo është pjesa e parë e librit. Pjesa e dytë është kur thehet në Shqipëri më 1991, të takonte nënën, të cilën nuk e kishte kontaktuar dot për shumë vite. Ndërkohë ai është një oficer policie i arsimuar në Suedi. Ai fillon të punojë si oficer police në Shqipëri. Ngjet dicka dhe është përfshirë me ngjarjen.
Pjesa e tretë, janë ngjarjet e piramidave '97 kur po ndiqnin të keqijtë. Eshtë një novelë, por gjithcka ka ndodhur në njëfare rruge por jo saktësisht.”
Dua të di se ku i ka gjetur burimet. Si erdhi te ideja? Nis e tregon se idenë e kam nga një mik i tij, Ndue Gjergji, që jeton në Goteberg. “Ai u arratis më 1959, 1960. Ai është nga veriu nga ana e Shkodrës. Doli përmes Jugosllavisë. Kështu, jam kthyer më atë më 1992-1993 dhe pashë si ishte gjendja. Pashë shtëpinë.
Çfarë kishte lënë kur u arratis. Kur takoi nënën, babai kishte vdekur. Aty lindi ideja e librit. Unë, thotë ai, kam qenë në Shqipëri 38 ose 39 herë.”
Vallë a u prit më kërshëri libri në Suedi apo një realitet ndryshe? Me modesti më thotë se nuk ishte bestsellër. “Shqipëria nuk është vend i njohur dhe unë nuk jam shkrimtar i njohur, jam gazetar sportiv.
Disa më njohin por jo shumë, por shumë nga ata që e kanë lexuar, më kanë thënë faleminderit për librin. Më pyesin kur do jetë libri tjetër dhe do kem një libër tjetër. Shqiptarët që e kanë lexuar, më kanë thënë duket sikur e ka shkruajtur një shqiptar, dhe donin të dinin se si kisha aq shumë njohuri. A mban mend Ilia Shuke?
I them po, ai më thotë se vëllai im i vogël është martuar me vajzën e tij. Ajo jeton prej 30 vitesh në Suedi. "Për mua thotë, është lidhje familjare. Kam pasur mik, Arben Fagun, Agimin. Olsi Rama ka qenë mik i Arbenit, e njoh Olsin, ka qenë në Suedi, gjithashtu.
Unë kam dëgjuar nga ata dhe historitë e tyre. Që nga 1991 kam drejtuar një projekt me afro 15 maune të mëdha me veshmbathje. Pastaj dërguam banka shkollash, katedra, dërrasa të zeza. Në shkolla të ndryshme në Tiranë.
Ishin gjëra të përdorura, por në cilësi të mirë. 200 mijë pajisje. Kam bërë shumë transportime, ndërkohë krijuam lidhjet mes 6 shkollave qeveritarë ne Tiranë për këmbime me mësues, drejtorë, njerëz. Krijuam bibloteka në 12 shkolla në Tiranë. Ishte nje proces i gjatë. Këto të gjitha së bashku, bënë këtë libër”.
“Metalica”, grupi i famshëm amerikan i muzikës heavy metal...
Përfshirë performancën e Brendan Fraser-it në filmin "The ...
Gazetari dhe shkrimtari, Dashnor Kokonozi, ka shprehur...
Gjiganti mediatik CNN ka renditur Shqipërinë si një ng...
Regjisori Altin Basha ka reaguar për garën në Teatrin Komb...
“Ditët e Mjedës” bashkuan sot studiues dhe autoritete vend...
Ashtu si çdo vit, në përfundim të edicionit të Panairit të...
Të hënën e 21 nëntorit starton Java e Kulturës Kombëta...
Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme...
Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun dhe Promovimit...
17 nëntor 2012! Një jubile i madh dhe një datë e merit...
Sot ka nisur edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana...
Sot nis, “Panairi i Librit”, i cili do të zhvillohet në Pa...
Shoqata për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara m...
Tava e koranit e Elivertës, shpretka dhe rakia e Koços...
Boris Miska ka sjellë së fundmi një novelë me titull "Pass...
Vdekja e Lasgush Poradecit, çapitja e një hapi që ndalon, ...
Agron Llakaj bën dedikimin prekës për Koço Devolen. Te...
Zemra e atdheut rreh kudo ku flitet shqip, ku trashëgo...
Shumica e njerëzve as që kanë dëgjuar për Transnistrinë, s...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Kapet një person në portin e Durrësit, i cili tentoi t...
Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e planit o...
Policia ka arrestuar një person në Kurbin, në sajë të ...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në vitin 2020, të shpërthimit m...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....