Një rrëfim shpirti me emocione të forta/ Boris Miska sjell novelën "Passshpinët"
Boris Miska ka sjellë së fundmi një novelë me titull "Pass...

Tava e koranit e Elivertës, shpretka dhe rakia e Koços, lakrori i Mirandës, pula e recetës së gjyshe Afrovitit dhe kulaçi i gjyshit Furrxhi
(Në Tushemisht te “Taverna Koço“)
- Po tjetër ku hahet mirë në Pogradec? Na shkruajnë miq në inbox, si për të na thënë se e harruam fare rubrikën.Por, jo! Sot do të shkojmë në fshatin turistik të Tushemishtit, 5.8 kilometra nga Pogradeci.
Në fshat na thonë se po të doni një histori të vjetër të traditës së gatimit do e gjejmë të Koço. Edhe Taverna që është ngritur mban emrin e tij, “Taverna Koço”.
Nisi si një vend-gatimi për shoqërinë e peshkatarëve të Tushemishtit. “Sot kemi dalë mirë me peshk e bollëk, hajdeni të mblidhemi te Koço, pjekim ndonjë peshk e pimë edhe verë” thoshin midis shokësh peshkatarët e Tushemishtit pasi dilnin me varkat nga gjoli. Koço merrej me peshkim, por edhe vazhdonte traditën e prodhimit të verës , me qilarin të shtëpiza e fshatit.
Kështu i ka fillimet ky lokal fshati i viteve 90’-91’.
Shpejt u hap fjala se peshkun e freskët e gjejmë te Koço. Turistët e parë ishin miqtë e Koços nga Korça. Ata kalonin pushimet në Tushemisht dhe vaktet i hanin te ky lokal i vogël fshati. Lokali funksiononte vetëm gjatë verës, periudhën e dimrit ai mbyllej, për turistët, se për shoqërinë e peshkatarëve ishte gjithmonë hapur.
Lokali filloi të frekuentohej edhe nga njerëz të rendësishëm të kohës, punojës të lartë të shtetit vinin nga Tirana për Koranin apo belushkën e freskët. Kështu ishte edhe rasti i Qemal Minxhozit, asokohe ambassador në Danimarkë. Ai rikthehet një ditë te Koço me turistë danezë të cilëve u kishte folur për gatimin dhe fshatin e bukur. Këtu lokali i vogël i fshatit filloi të merrtë përmasat e një restoranti .
Ardhja e turistëve të huaj, por edhe atyre nga Tirana, Durrësi kërkonte edhe dhoma fjetjeje. Koços i lindi nevoja të lëshonte dhomat e shtëpisë për turistët. Jo me kushte të mira asokohe, lëshoheshin 8 dhomat. Nëse keni parë filmin Zonja nga Qyteti, që u xhirua në Tushemisht, vila është ajo ku i zoti i shtëpisë nxjerr bostanin nga burimi dhe në një tepsi e çan për vajzat. (te fotot kemi hedhur fragmente nga shtëpia Vila Ndrio). Vila e ka ruajtur infrastukturën gati 160 vjeçare.Ashtu vazhdon, me 8 dhoma, me oborrin karakteristik të shtëpive të fshatit turistik, por edhe burimin brenda oborrit, një burim me ujë të pisjhëm që vjen që nga Prespa. Do ta gjeni edhe sot!
Si fillim do pyesni ku i marrin produktet? Sigurisht, janë të zonës. Korani nga liqeni , belushka, krapi, etj sigurisht të gjolit. Pulat nga qymezi, me recetë të lënë trashëgimi nga gjyshja, Afroviti. Bulmeti, nga banorë të fshatrave përreth, Peshkëpia apo Zagorçani. Nga këto fshatra meret edhe patatja e shumë dëshiruar për fëmijët. Edhe mishi gatuhet vetëm i zonës, viçi, brinjët, apo edhe shpretka e famshme e mbushur, që do t’ua përshkruajmë më poshtë. Perimet e sezonit janë aty, te bahçja e Tavernës.
Le të flasim pak për specialistetet. Te “Taverna Koço”, kryesorja është tava e koranit. Në përbërje të saj ka qepë, speca ose piperka siç i thotë Eliverta, bashkëshortja e Koços, kur recetën ua tregon kurreshtarëve. Tava ka edhe karrota, domate, erëza , vaj ulliri dhe një ingridient sekret qe nuk e tregon asnjeherë Eli.
Këndezi ose pula e shtëpisë, siç edhe e ka gatuar gjyshja Afroviti dikur, edhe sot ka të njëjtën recetë. Mielli kaurdiset me gjalpë, hudhra. Hollohet me pak ujë I hidhet piper I kuq dhe më pas futet në furrë bashkë me këndezin që edhe më parë i jepet një pjekje. Në të njëjtën mënyrë gatuhet edhe gjuza, shpendi i egër i liqenit.
Mban emrin e Koços sepse është një nga ato gatimet që i përgatit Koço. Ajo është shpretkë viçi e mbushur me mish të grirë , gjendra, pak qepë, kaçkavall, vezë dhe erëza.
Miranda është specialistja e lakrorit të saçit. Është një zonjë nga Starova që prej 8 vitesh punon në kuzhinën e Tavernës dhe që është bërë pjesë familjes na tregojnë. Lakrori i saçit është një gatim shqiptar e i zakonshëm tradicional bërë nga brumi dhe i mbushur me përbërës të ndryshëme që janë nga perime ose mish të ndryshëm. Kryesisht gatim i zonës së Korçës, por që edhe në Pogradec e qajnë.
Si traditë në shtëpitë e pogradecarëve bëheshin në Janar, ky muaj quhet edhe muaji i kollozhegut, sipas të vjetërve. Por te Taverna Koço nuk mungon asnjë ditë. Meret brumë i hollë prej gruri, derdhet në plloçë ose në tepsi të nxehtë e piqety sa merr formën e petës. Petat shtrohen në tepsi i hidhen hudhra, e djathëe pastaj piqet në saç.
Themi më i mirë se skishte si të ndodhte ndryshe. Në fotot më poshte kemi postuar edhe disa të një zotërie. Është Todi, babai i Koços, furxhi me profesion. Ai u ka lënë traditë edhe recetën e kulaçit. Përgatitet me me miell gruri të ngjeshur me ujë të vakët, soda përdoret për të siguruar fryrjen. Brumi punohet shumë dhe piqet në furrë. Kurt a hani kulaçin kujtoni edhe këtë traditë të Pogradecit,”Kulaçi bëhej kur vinin miq apo kur nusja shkonte tek prindërit. Në fshat, familjet e mëdha kishin furrat e tyre, ku nusja që kishte radhëne gatimit, bënte bukë për 2-3 ditë. Në qytet, familjet I çonion kulaçët për të pjekur në furrë me tepsi”.
Familja Ndrio njihet në Pogradec e veçanërisht në Tushemisht për prodhimin e verës dhe rakisë. Madje Koço , i apasionuar pas kësaj tradite të hershme, ofron edhe rakinë e tij. “Rakia e Muskat Kanellë“, apo “Perla“. Mos lini pa shijuar edhe verën e shtëpisë.
Taverna ka vendosur në dispozicion të klientëve edhe dy varka ku në kohë të mirë, veçanërisht gjatë verës, mund ta shtrosh tavolinën në varkë. Teksa shijon, mund edhe të soditësh gjiret në afërsi të doganës, mes kallamishteve, të vendosesh përballë Shën Naumit, apo të njihesh edhe me kishën e Najazmës dhe burimet aty. Mund të kërkoni edhe guidë në fshat, djali i Koços, Todiani, është menaxheri i Tavernës, por me profesion e shkollim trashëgiminë kulturore mund t’u sugjerojë vende me rendësi që nuk i keni parë në fshatin turistik të Tushemishtit.
Boris Miska ka sjellë së fundmi një novelë me titull "Pass...
Vdekja e Lasgush Poradecit, çapitja e një hapi që ndalon, ...
Agron Llakaj bën dedikimin prekës për Koço Devolen. Te...
Zemra e atdheut rreh kudo ku flitet shqip, ku trashëgo...
Shumica e njerëzve as që kanë dëgjuar për Transnistrinë, s...
Pavarësisht se ka një popullsi prej vetëm 2,400 banorësh, ...
Odise Kote është nga shkrimtarët më të mirë shqiptarë, pen...
Në vitin 1945, Germania ishte shndërruar në një varrez...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturë...
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht ...
Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën...
Qull patatesh ndaj pikturës së Monesë në Pocdam, supë doma...
Luan Rama ka bërë një urim të veçantë në ditëlindjen e akt...
Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Reshat Arbana...
Nëse në Shqipërinë tonë të paradokseve dhe të çudive t...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka publikuar një ...
Si sot më 20 tetor 1900, u nda nga jeta poeti kombëtar Nai...
Robert Naçi, pedagogu në Universitetin e Korçës është ...
Aktori Robbie Coltrane, i cili njihet për rolin e tij si H...
Dhimitër Pasko apo siç është njohur me emrin e tij letrar,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...