Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Robert Naçi, pedagogu në Universitetin e Korçës është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti “Fan S. Noli”, i cili njofton se pedagogu humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Universiteti “Fan S. Noli” shpreh ngushëllime për humbjen e këtij personaliteti të Korçës dhe tregon kontributin që Naçi ka dhënë ndër vite për djepin e dijes dhe kulturës.
“Universiteti “Fan S. Noli” përcjell me dhembje dhe mirënjohje të thellë ndarjen nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 69-vjeçare të pedagogut, prof. as. dr. Robert Naçi.
Karriera e tij gati 20-vjeçare ishte një kontribut i shënuar si në rritjen e zhvillimin e Universitetit të Korçës, ashtu edhe të veprimtarisë shkencore të Fakultetit të Bujqësisë. Veprimtaria e tij kryesore kërkimore e shkencore përfshin fushën e agronomisë veçanërisht fushën e frutikulturës dhe atë të mbrojtjes së bimëve.

Prof. Roberti ka qenë pjesëmarrës në mjaft konferenca shkencore të organizuara brenda dhe jashtë vendit dhe me punën e tij të frytshme, shkencore dhe pedagogjike la gjurmë të pashlyeshme në formimin e studentëve për vite të tëra.
Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog i agronomisë në Universitetin “Fan S. Noli”, duke selitur emrin e tij në zemrën dhe në diplomat e qindra studentëve agronomë, Universiteti “Fan S. Noli” e ka vlerësuar prof. Robert Naçin me Certefikatë Mirënjohjeje të shoqëruar me Medaljen e Argjendtë të Universitetit.
I dashur dhe bashkëpunues me të gjithë, energjik e i palodhur, modest, kërkues dhe korrekt në punë do të mbetet për kolegët, miqtë e studentët, prof. Roberti.
Universiteti “Fan S. Noli” në emër të stafit dhe të studentëve i shpreh familjes ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur dhe prindit të urtë.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Universitetit “Fan S. Noli”./ B.A. – CNA.al
Aktori Robbie Coltrane, i cili njihet për rolin e tij si H...
Dhimitër Pasko apo siç është njohur me emrin e tij letrar,...
Luan Rama ka përkujtuar ditën e sotme dy shkrimtarët e...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka përkujtuar shk...
Sopranoja e famshme, Inva Mula, ka ndarë më shumë deta...
Zhuliana Jorganxhi, një emër i madh i artit dhe kulturës s...
Shrimtarja franceze Annie Ernaux, ka fituar çmimin Nob...
Sipas Nick Metcalfe, New Mills, MB Europa - një dashnor i...
Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel të këtij...
Në këtë fundjavë, në juglindje ka startuar edicioni i 12-t...
Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Sa...
Sot jetojmë në një shoqëri pluraliste me shumë perspektiva...
Sot në botë të ndikuar nga tradita, feja dhe orientime sek...
Më 15 prill 1945, ushtarët aleatë të kombinuar nga forcat ...
Është ndarë nga jeta, balerina e parë e Teatrit të Ope...
Një tjetër sukses për krijimtarinë e poetes shqiptare ...
Aktori i njohur i humorit, Behar Mera, është një ndër akto...
Dushqet kanë luajtur një rol të madh në historinë njerëzore,...
Në mjediset e bibliotekës së françeskanëve “At Gjergj ...
Higjiena është një nga gjërat më të rëndësishme për t'u ku...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...