LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një jetë në skenë e në zemrat e shqiptarëve/ Artisti Behar Mera feston 60-vjetorin e lindjes

28 Shtator 2022, 10:07, Kulturë CNA

Një jetë në skenë e në zemrat e shqiptarëve/

Aktori i njohur i humorit, Behar Mera, është një ndër aktorët më të dashur për publikun që gjithmonë ka dhuruar shumë të qeshura për publikun. Prej dekadash pjesë e skenës, ai sot feston 60-vjetorin e lindjes dhe skenës nuk i është ndarë. 

Gjithmonë ka dashur që të dhurojë buzëqeshje, gjithmonë ka qënë një personazh tipit, dhe pa frikë mund të themi se është një ndër pionerët që ruan stilin e vjetër të të bërit humor, pa shumë banalitet dhe duke sjellë realitetin shqiptar që prek situatat çdo shtëpie e çdo familjeje. 

Që në vitin 1995 ai u mbajt mend për rolin e tij në filmin "Pushime në Romë", duke vijuar më tej me komedinë "Gjithë fajin e ka paraja" në vitin 1996. Më tej ka vijuar me rolet në filmat:

Pushime në Romë 1995
Gjithë fajin e ka paraja 1996
Borxhliu 1999
Një baba tepër 2000
Tirana, viti zero 2001
Pas një lajmi 2001
Piruet 2005
Para nga qielli 2009
Al Pazar 2014
Falco 2019
I Love Tropoja 2020

Behar Merën përveçse si një person i qeshur nuk mund ta kujtojmë ndryshe asnjëherë, por as partneren e tij të humorit Rita Lati, mbase shumë nga ju nuk e ndajnë nga ai, kur bëhet fjalë për krijimtarinë artistike të aktorit. 

Një jetë në skenë e në zemrat e shqiptarëve/


Behar Mera lindi më 28 shtator 1962. Ai erdhi në Estradën Profesioniste të Tiranës nga lëvizja amatore, falë dhuntive të tij të shprehura komike. Ai është një ndër aktorët më në zë të kësaj trupe, pasi zotëron aftësi të mira vokale, mimikë ekspresive, dhe gjeste që i japin jetë personazheve që ai sjell në skenë. Aktrimi i Beharit spikat për veçanësinë e të vepruarit, ndryshueshmërinë e karaktereve të personazheve, të papriturat e këndshme, zmadhimet dhe ekzagjerimet brenda një formati të pranueshëm, e po ashtu edhe për të folurën në zhargonin popullor. 

Ai është edhe pjesë e formateve televizive të humorit, ku për 12 vite qëndroi në "Al Pazar", ndërsa tani i është bashkuar "grupit" të "Kalifornias", ku prej vitesh tashmë e ka gjetur veten mjaft mirë edhe me aktorët më të rinj në moshë.

Një jetë në skenë e në zemrat e shqiptarëve/

Një jetë në skenë e në zemrat e shqiptarëve/

Duke i uruar shëndet, z. Behar gjithmonë publiku i uron çdo të mirë dhe të mos ndalojë për asnjë çast së bëri humor të bukur shqiptar./CNA.al

Lajmet e fundit nga