Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sa...

Politika ka dhënë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të pikturës Sali Shijaku, në moshën 89-vjeçare.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një shkrim të gjatë, ku flet për bisedat dhe takimet e ngrohta me piktorin e madh.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se me talentin e jashtëzakonshëm ai shndërroi në art ngjarjet më epike të historisë, forcën shpirtërore dhe heroizmin e shqiptarit, vlerat e dashurisë për atdheun, kombin dhe lirinë, si dhe një larmi figurash njerëzore.
“Një humbje e madhe për të gjithë ndarja nga jeta e Nderit të Kombit, artistit të mirënjohur, Sali Shijaku, një nga piktorët më të shquar dhe të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX.
Takimet dhe bisedat e ngrohta me të do të mbeten për mua të paharruara, siç do të mbetet galeria e pafund e veprave dhe e monumenteve të tij artistike, që lartësuan kulturën dhe artin kombëtar.
Sali Shijaku ishte piktori i njërit prej Heronjve të mi më të dashur, Vojo Kushit.Kishte qenë vetëm 9 vjeç kur ishte zgjuar në mesnatë nga krismat e armëve dhe bombave. Kishte përjetuar edhe si dëshmitar okular një nga ngjarjet më heroike të Luftës Antifashiste, Epopenë e lavdishme të Kodrës së Kuqe. Nga ajo ditë e 7 tetorit 1942 ai jetonte me atë ngjarje dhe ëndërronte ta përjetësonte Heroin e tij Vojo Kushi.
Por kur gjithçka kishte përfunduar censura ia bllokoi pikturën sepse Vojo mbi tank ishte këmbëzbathur dhe pa këpucë. Ndaj i kërkuan artistit t’i “vishte” këpucë Heroit. Por kjo i përmbyste të gjithë veprën Mjeshtrit. Ndaj përsëri ua dërgoi pa ndryshime. “Po këpucët ku i ka?”, e pyetën. “Po a nuk ka thënë Partia që Luftën e bënë këmbëzbathurit”, – u përgjigj me dinakëri artisti. “Ke të drejtë, i thanë, aprovohet”.

Kështu mbijetoi tabloja e famshme “Vojo Kushi”, e piktorit tonë të madh, Piktorit të Popullit, Sali Shijaku, për t’u mbetur trashëgim brezave si një kryevepër e realizuar me mjeshtëri të rrallë që mishëron në art një ngjarje të paharruar të Luftës Antifashiste.
Me talentin e jashtëzakonshëm ai shndërroi në art ngjarjet më epike të historisë, forcën shpirtërore dhe heroizmin e shqiptarit, vlerat e dashurisë për Atdheun, Kombin dhe Lirinë, si dhe një larmi figurash njerëzore.
Ai krijoi një pafundësi veprash e monumentesh artistike madhështore, siç është edhe një tjetër kryevepër e tij, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.
Për të gjitha këto vlera dhe kontribute të jashtëzakonshme, kujtimi i Nderit të Kombit, Sali Shijaku do të mbetet i paharruar dhe trashëgima e tij artistike gjithmonë e vlerësuar maksimalisht.
Ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Shijaku, bashkëpunëtorëve ndër vite dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!
Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan kreu i PL-së.

Një reagim për humbjen e artistit ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili e quan Shijakun një mik të përhershëm.
“Fort i trishtuar për ikjen e një artisti unik, si Sali Shijaku. Ai ishte ikonë e Tiranës, një piktor i jashtëzakonshëm, që ia kushtoi jetën artit shqiptar. Prehu në paqe miku i përjetshëm i qytetit tonë! Ngushëllime familjes”, shprehet Veliaj.

Edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale për familjarët e të afërmit e piktorit.
“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!”, shkruan Basha.

Gjithashtu, një tjetër reagim ka ardhur edhe nga deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili deklaron se Shijaku ishte ylli më shndritës i pikturës shqiptare.
"Ylli më shndritës i pikturës shqiptare - Sali Shijaku, u shua sot!
Piktori që vizatoi Vojo Kushin të gjallë, nisur nga një foto me plumb në ballë, ka një jetë ngjyrash që i ndau me ne për 89 vite me rradhë, edhe në Divjakë.
Shijen e të bukurës që të flet e kemi prej mjeshtrit dhe pikturës së tij!
Pikturo botën tënde e tonën dhe atje tej mjeshtër; do i rizgjosh të gjithë!”, thekson Braçe./ B.A. - CNA.al
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sa...
Projektligji për ndalimin e transmetimit të filmave shqipt...
Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se injoranca në d...
Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Aj...
Konsolidimi i institucioneve të shtetit shqiptar shtro...
Dizdarin si kompozitor e kam njohur qysh fëmijë. Limoz...
Mjeshtri i madh i violinës, Hetem Qerimaj, është ndarë...
Këtë fundjavë në Uashington u nderua jeta dhe vepra e ...
Në Rusi, poetët janë sinonimi i vuajtjes. Besohet se poezi...
Në Korçë ka nisur festivali mbarëkombëtar i komedisë Koko ...
Arkivi i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll i ka...
Lasgush! Sa frikë t'i qasesh këtij emri! Kam pasur mun...
Në moshën 91-vjeçare, u nda nga jeta Nasho Jorgaqi, sh...
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njoh...
Gërmimet arkeologjike në vendbanimin prehistorik palaf...
Regjisori Mevlan Shanaj ka treguar një histori prekëse të ...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...