Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sopranoja e famshme, Inva Mula, ka ndarë më shumë detaje rreth jetës së saj dhe marrëdhënies së saj me dy fëmijët, Ninën dhe Anthony-n.
Gjatë një rrëfimi plot emocione në "A2CNN" me gazetarin Drini Zeqo, ka treguar vështirësitë e saj pas lindjes së vajzës Ninës.
Artistja tregon se pas lindjes së Ninës, i është dahsur të rikthehet në skenë vetëm tri javë pasi e kishte sjellë në jetë.
Ajo tregon se këndoi para mijëra spektatorëve dhe pati shumë vështirësi me frymëmarrjen, pasi diafragma nuk i përgjigjej, fiziku nuk i përgjigjej.
"Te Nina unë mundohem të jem model, i jam përkushtuar vajzës se e kam parë që është një shoqe. Rriten shpejt.
E ka ndier që e vogël se tri javë pas lindjes së Ninës vazhdova aktivitetin. Ishte e vështirë. Kisha vështirësi me frymëmarrjen. Fiziku im nuk më përgjigjej. Diafragma ime nuk më përgjigjej.
E kam kënduar atë vepër, para mijëra spektatorëve 'live' në televizion francez, me një kast të shkëlqyer dhe kur e shoh, shoh që e kam kënduar me eksperiencë", rrëfeu artistja.
Artistja nënvizoi se kur është në skenë nuk është Inva në jetën e përditshme, por futet në rolin e personazhit që do të përfaqësojë në një shfaqje të caktuar.
“Unë momentin që jam në skenë, në momentin që para daljes në skenë unë nuk jam më personi që flasim bashkë, unë jam personazhi, përjetoj deri në fund personazhin dhe kjo është shumë e bukur.
Për arsyen se kam jetuar shumë jetë. Unë kam jetuar me mijëra herë me personazhet me role, mijëra jetë, mijëra psikologji, dhe këto ndoshta më kanë forcuar edhe më shumë. Më ka forcuar skena”, tha Mula.
E pyetur nëse do të donte që Nina të ketë një jetë artistike, artistja tha se nuk do të ndikojë në jetën e saj.
“Unë do ta lë të lirë. Asgjë nuk imponohet. Prindërit e mi nuk më imponuan, më treguan rrugën që ta dua artin. Por kurrë nuk ma imponuan”, tha sopranoja.
Ndër të tjera ka folur edhe për raportin me të birin, Anthony. Ajo tregon se ardhja e tij në jetë ishte shumë e bukur, teksa thekson se u martua në moshë shumë të re dhe ende nuk e kishte kuptuar atë ndjesinë e të qenit nënë.
"Ishte shumë e bukur. Isha martuar që e re. Në atë kohë nuk dinim ç’ të bënim kemi pasur shumë kohë të lirë.
Edhe udhëtimet s’kanë ekzistuar, as makinat, as restorantet, aktivitetet kanë qenë shumë të zbehta. Shkova në Francë dhe nuk e ndjeja akoma të qënit nënë. Këtu është një rast që tregon se nuk mund të imponohen gjërat. Kur ishte i vogël këndonte, bëri një audicion në Francë dhe nuk u pranua. Më pas mori drejtim tjetër. Pasi përfundoi studimet më tha, këto studimet që kam nuk më interesojnë se nuk dua të bëhem zyrtar, dua të bëhem artist.
Ai gjeti një rrugë të cilën unë sot e mbështes, e mbështeta me vonesë dhe më vonë e shava veten thashë si ka mundësi.
Unë kam qenë nënë me shumë fat. Pasi Antony kishte të gjitha mundëistë të devijonte në rrugën e tij si adoleshent se unë isha shumë pak në shtëpi. Ndërmjet dy shfaqjeve unë shkojë merrja avionin e përgatisja për shkollë, do bëja detyrat dhe gjithmonë me atë frikën që do ketë ndonjë vonesë me avionin", tregoi artistja.
Teksa u pyet për vuajtjet dhe sakrificat, të cilat i është dashur të bëjë, sopranoja u shpreh:
“Unë mendoj se sekreti i karrierës së madhe është gjetja e ekuilibrit mes njeriut në skenë dhe atij të përditshëm. Pas të gjithë emrave të mëdhenj fshihet një person me karakteristikat e të gjithëve. Puna është se si ti e vlerëson, në çfarë raporti e sheh veten me atë që je në skenë”./ CNA.al
Zhuliana Jorganxhi, një emër i madh i artit dhe kulturës s...
Shrimtarja franceze Annie Ernaux, ka fituar çmimin Nob...
Sipas Nick Metcalfe, New Mills, MB Europa - një dashnor i...
Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel të këtij...
Në këtë fundjavë, në juglindje ka startuar edicioni i 12-t...
Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Sa...
Sot jetojmë në një shoqëri pluraliste me shumë perspektiva...
Sot në botë të ndikuar nga tradita, feja dhe orientime sek...
Më 15 prill 1945, ushtarët aleatë të kombinuar nga forcat ...
Është ndarë nga jeta, balerina e parë e Teatrit të Ope...
Një tjetër sukses për krijimtarinë e poetes shqiptare ...
Aktori i njohur i humorit, Behar Mera, është një ndër akto...
Dushqet kanë luajtur një rol të madh në historinë njerëzore,...
Në mjediset e bibliotekës së françeskanëve “At Gjergj ...
Higjiena është një nga gjërat më të rëndësishme për t'u ku...
Politika ka dhënë mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga ...
Arti ka humbur një artist të madh. Mjeshtri i pikturës, Sa...
Projektligji për ndalimin e transmetimit të filmave shqipt...
Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se injoranca në d...
Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Aj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...