Agron Llakaj përkujton mjeshtrin e madh, Koço Devole/ “I madhi dhe i paharruari”
Agron Llakaj bën dedikimin prekës për Koço Devolen. Te...

Vdekja e Lasgush Poradecit, çapitja e një hapi që ndalon, fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli
Ai, Lasgush Poradeci, nuk është prej 35 vitesh në të jetshmit e kësobote, por poezia e tij, shpirti i dlirë e këndimtar i një zemre gjëmimtare, vijon të ledhatojë valët e liqenit të mallshëm të Pogradecit, atij mëtimi të urtë që flinte në ëndjen e poetit dhe zgjohej në tamëltimin e vargjeve e epjen joshëse të syve të tij të ujtë e zemrën trazimtare.
Dhe erdhi ajo ditë nëntori për të kumtuar një mort dhe për të nënshtruar një zëshmëri zjarrmëtare, duke e mëtuar vdekshmërinë si një cytje përnga një tjetër dimension, nga një tjetër gjëmimshmëri përjetimi në caqe përjetësie, atje tej në yjësi, atje ku shpirti i tij e mbrujti me fjalë dhe vargëzim gjithmonshmërinë e një zemrë që e mat gjithësinë me hapa ndjenjash, me çapitje drithëruese trupash që frymojnë në ajrin e kujtimeve si zogj.
Më 12 nëntor 1987, ajo ditë të cergët e prushit të valëve gatitej për një cakt të mbarimtë fluturimi shpirti që shtegtoi me zjarret dhe këndoi me dëshirimet, e shtrinte pikëllimin e vet me rrëke lotësh dhe zjarmim dhimbjeje. Lajmësit vinin me erën dhe ngrinin me ecjen e mbetur në eter.
Kish vdekur Lazgushi, ishte dhënë dorzan trishitmit ajo prehje e prehërt e mallit dhe kujtimeve. E bë lajmës kjo gjam që pikoi me retë dhe rrugëtoi me ajrin e ftohtë e kërciti në hapin prej bryme të atij zgjimi terratues, atij mëtimi që ligështon e pikëllon, atij kumtimi që me ndalimin e frymimit të gjoksit që u ngop me hyjni poezie dhe ndijimi. të vitit Ishte shuar kështu poeti në moshën 88-vjeçare liriku i valëve të liqenit, dashnori i përjetshëm i aventurave trazimtare
Vdekja e Lasgush Poradecit më 12 nëntor 1987 është ndalimi i kohës. Vdekja e Poradecit, është vdekja e poetit, fikja e një ylli, është ngjarje e galaktikës së shpirtit të botës. Vdekja e poetit, nuk përngjason me asnjë tjetër vdekje. Ajo është vetanake sepse gjithçka përkundrull këtij ndalimi ka reshtur së frymuari. Ka ngrirë rrëkaja e strehëve, ka ndalur zogu këndimin, gjethet dhe degët, trishtueshëm kalërojnë kortezhit të stinës dhe thyerjes së një drite. Gjithçka më pas rrugëton pa të, pa kreshtën jehuese të atij kumibi shpirti që gjemoi hovshëm në atë kraharor që e shterroi mosha por jo zjarri.
Hapat e hedhur drojshëm dhe pëshpërima e i një zemre që gatitej për trokun e fundit, i viheshin nga pas asaj hijeje që ndiqte trupin e tij të shndërruar në ajër. Ai do të thyhej siç zgjedh një valë të thërmohet në gjurmën që la në rërën e grishur nga etja. Ai do t'i mungonte valëve të liqenit, aq sa do ta pikëllojë zemrën flakatare të dëshirimit. Ai do t'i kthente shpinën gjithçkasë që nuk donte të pranonte asnjë ndarje zemërthyese, siç ishte ajo e poetit. Të gjithë zgjedhin të ikin, por ai kërkoi dhe la më shumë se aq, la një shtjellë të errët mungimi. Qyteti, njerëzit, liqeni, valët, qielli, retë, era, gjethet, çapitja e hapave, mbeten të nderura në kujtesën e kohës si qiej të zbrazur nga fluturimet.
Ai, poeti, Lasgush Poradeci, u këput bashkë me gjethen e fundit dhe iku me valën e liqenit, tej, atje kur asnjë ikje nuk mbërrin dot.
Agron Llakaj bën dedikimin prekës për Koço Devolen. Te...
Zemra e atdheut rreh kudo ku flitet shqip, ku trashëgo...
Shumica e njerëzve as që kanë dëgjuar për Transnistrinë, s...
Pavarësisht se ka një popullsi prej vetëm 2,400 banorësh, ...
Odise Kote është nga shkrimtarët më të mirë shqiptarë, pen...
Në vitin 1945, Germania ishte shndërruar në një varrez...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturë...
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht ...
Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën...
Qull patatesh ndaj pikturës së Monesë në Pocdam, supë doma...
Luan Rama ka bërë një urim të veçantë në ditëlindjen e akt...
Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Reshat Arbana...
Nëse në Shqipërinë tonë të paradokseve dhe të çudive t...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka publikuar një ...
Si sot më 20 tetor 1900, u nda nga jeta poeti kombëtar Nai...
Robert Naçi, pedagogu në Universitetin e Korçës është ...
Aktori Robbie Coltrane, i cili njihet për rolin e tij si H...
Dhimitër Pasko apo siç është njohur me emrin e tij letrar,...
Luan Rama ka përkujtuar ditën e sotme dy shkrimtarët e...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka përkujtuar shk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...