80 vite pa Faik Konicën/ Bujar Leskaj: Figurë qendrore dhe pikë referimi për kulturën
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka përku...

Ndër shumë kritikë, studiues të letërsisë, historianë a shkrimtarë të ndryshëm që janë rrekur të na shpjegojnë modernitetin e letërsisë shqipe të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe autorët që i prinë këtij procesi, gjejmë pothuaj të njejtën klishe, sipas së cilës Dritëro Agolli, Ismail Kadare dhe Fatos Arapi shenjuan kthesën dhe bënë kapërcimin e madh, duke e bërë poezinë në veçanti, por edhe letërsinë shqipe më bashkëkohore, më të larmishme jo vetëm në përmbajtje por edhe në formën e shprehjes artistike etj.
Pa dashur të merrem me të gjithë ata që ia atribuojnë meritën e këtij kapërcimi tre shkrimtarëve tanë të mëdhenj, pra Ditëroit, Kadaresë dhe Fatos Arapit, sepse në fund të fundit shijet, vlerësimet, qasjet janë krejt individuale, dua të theksoj se vendosja e “kufinjëve” tek merita e të treve, i ka hyrë padrejtësisht në hak një të katërti në fakt, Dhori Qirjazit, emri dhe vepra e të cilit qëndron me po aq dinjitet si një kontributor i rëndësishëm përkrah veprës së tre të tjerëve.
Unë bashkohem me studiuesin Shaban Sinani kur thotë se “Nëse duam të krijojmë ‘yllësinë’ e brezit të viteve ’60 është një katërshe që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin sepse çfarë ka dhënë njëri nuk e ka dhënë tjetri. Yllësia këtë kuptim ka, kur të gjithë së bashku formojnë të bukurën. Është Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe çuditërisht i harruar në mënyrë të padrejtë Dhori Qirjazi” (Sh. Sinani, intervistë e dhënë për televizionin abc, 15 dhjetor 2019).
Poeti Dhori Qirjazi, me lirizmin e tij krejt të veçantë, të beftë e të natyrshëm, me spontanitetin e vargur dhe muzikalitetin e ndjerë e plot ngjyra, me gjetjet poetike dhe përjetimet emocionalisht elegante, u bë dhe mbetet padyshim një zë dhe kontributor ekselent në të gjitha pritjet dhe prurjet letrare të kësaj kohe në letërsinë shqipe.
Fakti se pse Dhori Qirjazi nuk jetoi dhe nuk punoi në Tiranë siç e patën fatin tre të tjerët, nuk mund të shërbejë si kriter vlerësimi apo qëndrimi ndaj tij, kur është fjala për t’i dhënë vendin që meriton në historinë e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Unë nuk e di se çfarë kanë menduar të bëjnë ata të Ministrisë së Kulturës apo të bashkisë së Kolonjës për të përkujtuar dhe nderuar poetin, përkthyesin, studiuesin dhe “Mësuesin e Popullit” Dhori Qirjazi në datën e lindjes së tij, por di të them se ai meriton padyshim çdo nderim shtetëror të mundshëm.
Fjalëpak dhe mençurisht i thjeshtë, punëtor i palodhur i arsimit dhe i dijes, njeri fisnik dhe qytetar i dinjitetshëm, me emrin dhe veprën e tij si rilindas i kohëve moderne, Dhori Qirjazi i bën nder letërsisë shqipe.
Heshtja ndaj tij as ia cënon emrin, as ia zbeh vlerat, as ia zvogëlon meritat dhe kontributet. Thjeshtë dëshmon mjerimin e heshtakëve injorantë.
Në “yllësinë” e brezit të viteve ‘60, Dhori Qirjazi është njëri prej tyre./CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka përku...
Shkrimtari Boris Miska ka sjellë për lexuesin botimin ...
Sonja Mamaqi është operatorja e parë vajzë në Shqipëri...
Një ekspozitë është organizuar për të prezantuar qytetin e...
Dy shkrimtarë britanikë që prej vitesh jetojnë në Pris...
Sonte në Pallatin e Kongreseve po transmetohet koncert...
Leonardo da Vinçi ishte emblema e Rilindjes Evropiane për ...
Ministrja Elva Maragariti ka ndarë lajmin e mirë me të...
Stefan Nilson, gazetar suedez ka botuar një novelë: “I arr...
“Metalica”, grupi i famshëm amerikan i muzikës heavy metal...
Përfshirë performancën e Brendan Fraser-it në filmin "The ...
Gazetari dhe shkrimtari, Dashnor Kokonozi, ka shprehur...
Gjiganti mediatik CNN ka renditur Shqipërinë si një ng...
Regjisori Altin Basha ka reaguar për garën në Teatrin Komb...
“Ditët e Mjedës” bashkuan sot studiues dhe autoritete vend...
Ashtu si çdo vit, në përfundim të edicionit të Panairit të...
Të hënën e 21 nëntorit starton Java e Kulturës Kombëta...
Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme...
Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun dhe Promovimit...
17 nëntor 2012! Një jubile i madh dhe një datë e merit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...