GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar publikoi sot raportin për vitin 2023 ku një sektor i dedikohet krimit të organizuar, veçoritë e përgjithshme të grupeve kriminale shqiptare si veprojnë dhe karakteristikat e tyre.
SPAK-u thekson në raport se gjatë vitit 2023, grupet kriminale kanë sofistikuar veprimet e tyre dhe kanë shtrirje ndërkombëtare. Sipas Prokurorisë së Posaçme grupet kriminale zakonisht kanë deri në 15 anëtarë.
"Struktura e këtyre grupeve varet kryesisht nga lloji i aktivitetit kriminal, kohëzgjatja, zona ku veprojnë dhe shtrirja e tyre në tregjet kriminale ndërkombëtare. Nga hetimet e vitit 2023, vihet re se disa nga grupet kriminale të njohura në vend, tashmë tregojnë sa kanë arritur të sofistikojnë veprimet e tyre, kjo dhe si rezultat i përplasjeve me grupet e tjera rivale. Këto grupe janë polikriminale dhe kanë shtrirje edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian (BE) dhe Britaninë e Madhe. Prezenca e tyre në Shqipëri, dhe ndikimi në zonat ku ato veprojnë në komunitet vijon të mbetet i konsiderueshëm. Struktura e këtyre grupeve kriminale është hierarkike me ndarje të qarta rolesh, dhe me një numër mesatar anëtaresh prej 10-15 personash. Lidhjet e tyre bazohen në lidhje familjare dhe shoqërore. Pjesa vendimmarrëse bazohet te lidhjet familjare", thuhet në raportin e SPAK-ut.
Në raport nëvizohet se në disa raste kriminelët janë të lidhur me përfaqësues të policisë së shtetit, qoftë në nivel lokal, por dhe qendror, të cilët kanë ndihmuar grupet kriminale kryesisht në dhënien e informacioneve apo ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve të tyre.
"Një veçori tjetër është edhe përfshirja e biznesmenëve të fuqishëm kryesisht në nivel lokal, të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit kyç, ku përveç marrëdhënieve tregtare, u kanë ofruar këtyre grupeve lidhjet e tyre në policinë e shtetit, organet e drejtësisë dhe administratës publike, kryesisht në dhënien e informacioneve ose kontakteve me të tretët", thuhet në raport.
Nga analiza ka rezultuar se në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur më shumë në qytete si, Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.
"Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një realitet për t'u shqetësuar. Nga hetimet e këtij viti, janë evidentuar grupe me aktivitet kriminal në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Shkodër, Elbasan, Kurbin dhe Fushë-Krujë. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Këto vepra penale janë tregues i një tendence në rritje të dhunës dhe kriminalitetit në këto zona. Në zonën e Fushë-Krujës evidentohen gjithashtu raste të blerjes së armëve dhe lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve", thuhet në raport./CNA

Gjykata ka lënë në burg 4 të rinjtë e arrestuar për vr...
50-vjeçari Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut...
Policia ka arrestuar në Prrenjas një 33-vjeçar me inic...
Policia italiane ka zbuluar emrat e 13 personave të ar...
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg, Davide Pe...
Mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje e rëndë...
Dy persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë në lidhje n...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rr...
Një 60-vjeçar me iniciale K.B., ka përfunduar në prangat e...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shpërth...
Të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe...
Një shpërthim është regjistruar në një biznes në Rrash...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër. Nga...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Klevis All...
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Gjirokastër, ...
Mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident automobi...
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masat e sig...
Policia ka goditur një rast për të futur në Shqipëri, send...
Detajet e para kanë dalë nga aksidenti tragjik me 8 viktim...
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...