Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm/ Vihet në pranga 30-vjeçari kosovar
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar...

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, njoftoi sot se ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të paluajtshme për shtetasin Altin Gega bazuar në nenet 3 deri në 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar referimin pasuror nr. 67, viti 2021, në bazë të materialit të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Shtetasi Altin Gega, është ndaluar dhe arrestuar në 27.07.2021 në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë të Seksionit të Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i akuzuar për veprën penale "Prodhim e shitje të lëndëve narkotikeve", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Ka dyshime të forta se ky shtetas, ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogërave dhe transportin e mallit të llojit kanabis e kokainë.
Shtetasi Altin Gega, nga informacionet e marra në rrugë operative, e ka ushtruar këtë aktivitet në fushën e shitjes së kokainës, edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.

Paraprakisht nga informacionet e mbledhura në rrugë operative si dhe pas një pune të gjatë, janë identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike nga shtetasi A.G. dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria e tij kriminale.
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale për llogari të hetimit pasuror me nr. 67 të vitit 2021, si dhe bazuar në ekzistencën e informacionit apo dyshimit të arsyeshëm se pasuritë e paluajtshme të vendosura në pronësi të tij dhe pjestarëve të tjerë të familjes, dyshohen se janë si rezultat i akordeve kriminale, të cilët i përmendëm edhe më lart pasi janë të pajustifikuara në raport me të ardhurat dhe fitimet nga veprimtaria e ligjshme.
Duke qenë se pasuritë e evidentuara gjatë hetimit të kryer që janë në pronësi të shtetasit Altin Gega, dhe familjareve të tij, kanë rrezik të tjetërsohen, të asgjësohen, të dëmtohen, të transferohen/transportohen apo çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, është e domosdoshme që pasuritë e identifikuara në emër të shtetasit të dyshuar: A.G., lindur dhe banues në Tiranë t’i nënshtrohen sekuestros, pasi plotësohen të gjitha kriteret ligjore të analizuara më lart.
"Për sa më sipër bazuar në nenet 3 deri në 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”.
K Ë R K O J:
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:
1.Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;
2. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;
3.Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;
4. Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;
5. Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe
6.Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati perdhe 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2", thuhet në njoftimin e Prokurorisë./CNA.al
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar në emisionin “Opinion”...
Gazetarja Fatjona Mejdini ka rrëfyer përvojën e saj në...
Punonjësit e repartit zjarrfikës pranë zonës së Fresku...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë përpunimit ...
Një 69 vjeçar me inicialet T.T, është gjetur i mbytur...
Moti i keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të...
Vijon prej javësh misteri mbi zhdukjen e Ervis Martina...
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP...
Kur po bëhen dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinajt ende nu...
Gazetarja Klodiana Lala përmendur disa raste sot ku bosët ...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut, i...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Relatives", n...
Një magazinë rrobash është përfshirë nga flakët mëngje...
Shqiptari i shumkërkuar Deniz Klironomi (Floroiu), i n...
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një apartament ...
Deniz Klironomi (Floroiu), një nga personat e shumkërk...
Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, në sajë t...
Një furgon është djegur në orët e para të mëngjesit të...
Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët pasdi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...