Bënë për spital një person/ Arrestohen dy holandezët

26 Maj 2022, 12:50, Kronika CNA
Bënë për spital një person/ Arrestohen dy holandezët
Foto ilustruese

Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy shtetasit holandezë D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta shtetasin A.G, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga