Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë/ Dyshimet e para

18 Mars 2020, 19:36, Kronika CNA
Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë/ Dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Shkolla e Aviacionit teksa makina ka qenë e parkuar prej disa ditësh në zonë.

Në afërsi të makinës janë gjetur edhe disa bidonë, ku policia po heton nëse ndonjëra prej tyre mund të ketë qenë me benzinë dhe të jetë përdorur për djegien e makinës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia vijon hetime për zbardhjen e plotë, nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental./CNA.al

Lajmet e fundit nga