web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga plagosja në Kombinat/ 60-vjeçari u qëllua nga një efektiv i FNSH-së

23 Maj 2022, 20:53, Kronika CNA

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 60-vjeçarit në Kombinat.

Policia bën me dije se autor i plagosjes së shtetasit M. Lika dyshohet të jetë efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyli.

Efektivi ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka qëlluar me armë në këmbë të moshuarin, i cili  është paraqitur në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Blutë raportuan se 60-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur“, thuhet në njoftim.

Sakaq, grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga