Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në n...
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në n...

Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë "Radios Evropa e Lirë" se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.
Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”.
Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog, këto burime kanë thënë se “ky tekst shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare“.
“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ja këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.
Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një prej obligimeve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, është prezantuar një draft për Asociacionin i përpiluar nga Ekipi Menaxhues - i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.
Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës.
Drafti është refuzuar menjëherë nga Kosova, derisa burimet në BE kanë thënë se kanë pritur diçka të tillë.
Kurti, më vonë, e ka prezantuar një “draft vizion“, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë, ku ekziston një Këshill Kombëtar për komunitetin serb. BE-ja insiston se ka shumë modele që mund të merren parasysh dhe se, nëse ekziston vullneti i mirë, edhe kjo çështje, e cila është vonuar aq shumë, mund të përmbyllet me sukses.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./ Rel
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar gishtin ish-zë...
a Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave ...
Në orët e para të së premtes, ka ndodhur një shpërthim në ...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të pre...
Bordi i Drejtorëve të PIC doli me konstatimin se B-H vazhd...
Institucionet e BE-së janë goditur nga një numër skandales...
Bashkimi Evropian shpreson të rrisë prodhimin vendas të gj...
Gjatë gjithë ditës së enjte (07.06.2023) 27 ministrat e Br...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur p...
NJU JORK (AP) - Zyrtarët paralajmëruan banorët të qëndrojn...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, foli mbrëmj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të en...
Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore...
Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për ...
Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim me kryeministrin e...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ...
Britania njoftoi për vendosjen e sanksioneve të reja n...
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor të Do...
Tregtia dypalëshe midis Rusisë dhe Kinës arriti në më shum...
Forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit ukrain...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...