Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në n...
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në n...

Britania njoftoi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të rolit të Minskut në ndihmën që i jep pushtimit rus të Ukrainës. Në sanksione përfshihen edhe ndalesa të importeve dhe masa të reja që synojnë të parandalojnë propagandën në internet.
Bjellorusia, që udhëhiqet nga Alyaksandr Lukashenka që nga viti 1994, është aleatja më e palëkundur e Rusisë në mesin e ish-shteteve sovjetike dhe lejoi që të përdorej territori i saj që Kremlini të niste pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Muajin e kaluar, Rusia vendosi që të dislokonte armët bërthamore taktike në territorin bjellorus.
“Kjo paketë e re e sanksioneve rrit presionin ekonomik ndaj Lukashenkës dhe regjimit të tij, i cili në mënyrë aktive mbështet përpjekjet e luftës së Rusisë dhe injoron integritetin territorial të Ukrainës”, tha përmes një deklarate sekretari britanik i Jashtëm, James Cleverly.
Paketa e re e sanksioneve përfshin ndalesën për importet e arit, cementit, drurit dhe plastikës nga Rusia dhe po ashtu ndalon eksportet nga Britania për në Bjellorusi të parave të gatshme dhe makinerive, por edhe të mallrave të tjera, teknologjisë dhe materialeve që mund të përdoren për të prodhuar armë kimike dhe biologjike.
Britania tha po ashtu se do të jetë e aftë të parandalojë kompanitë mediale bjelloruse nga “shpërndarja e propagandës në Mbretërinë e Bashkuar” përmes kompanive të mediave sociale dhe ofruesve të shërbimeve të internetit duke ua kufizuar qasjen në internet.
Qeveria britanike po ashtu njoftoi se do të ndërmarrë hapa për të ndëshkuar subjektet që tentojnë të shmangin sanksionet, përfshirë edhe përmes kufizimit të fondeve për Bjellorusinë, por edhe kufizimeve të tjera./ REL
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor të Do...
Tregtia dypalëshe midis Rusisë dhe Kinës arriti në më shum...
Forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit ukrain...
Pas vitesh debatesh dhe përçarjesh, Bashkimi Evropian ësht...
Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në ...
Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja J...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, tha se është e gats...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...
Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar lis...
NJU JORK – Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan ba...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar kundrejt ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...