Rritje tensionesh në rajonin e Indo-Paqësorit
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...

Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Florida si pjesë të hetimit të tyre mbi shkeljen e mundshme të rregullave të ruajtjes së dokumenteve sekrete në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Palm Beach, tha një person i njohur me këtë çështje të martën mbrëma.
Juria e madhe i shtohet një jurie tjetër të veçantë që është mbledhur në Uashington prej muajsh për të shqyrtuar akuzat kundër zotit Trump për mbajtjen e qindra dokumenteve sekrete në Mar-a-Lago dhe pengimin e mundshëm të përpjekjeve të qeverisë për t’i rimarrë ato.
Nuk është e qartë pse prokurorët po përdorin një juri të madhe shtesë, para së cilës, një person që ka njohuri për këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ në kushte anonimiteti se, mund të paraqiten dëshmitarë për rastin ndaj zotit Trump.
Një numër dëshmitarësh, duke përfshirë avokatë të zotit Trump, ndihmës të afërt të ish-presidentit dhe zyrtarë të Organizatës Trump, janë paraqitur gjatë vitit të kaluar para jurisë së madhe në Uashington. Por përdorimi i një jurie të madhe në Florida sugjeron se prokurorët gjithashtu mund të kenë në mendje ngritjen e të paktën disa akuzave ndaj zotit Trump në atë shtet.
Hetimi për dokumentet sekrete në Mar-a-Lago, i udhëhequr nga ekipi i prokurorëve të prokurorit të posaçëm Jack Smith, mendohet të jetë në fazat e tij përfundimtare dhe një vendim lidhur me ngritjen e akuza pritet të merret së shpejti. Avokatët e zotit Trump u takuan në Departamentin e Drejtësisë të hënën me zyrtarë, përfshirë prokurorin e posaçëm Smith, në kuadër të një përpjekjeje të ekipit të tij ligjor për të ngritur shqetësime për atë që ata thonë se është sjellje e pahijshme e prokurorisë dhe për t'u përpjekur të argumentojnë kundër një aktakuze të mundshme.
Hetimi është përqendruar jo vetëm në posedimin e dokumenteve sekrete, por edhe në refuzimin e ish-presidentit Trump për t’ia kthyer ato qeverisë dhe pengim të mundshëm të drejtësisë.
Një zëdhënës i prokurorit të posaçëm Jack Smith nuk pranoi të komentojë të martën mbi ekzistencën e jurisë së madhe në Florida për çështjen e ish-presidentit Trump./ VOA
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...
Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar lis...
NJU JORK – Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan ba...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar kundrejt ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Pas sulmit në digën e rajonit Kherson në Ukrainë, kanë nis...
Sekretarja britanike Suella Braverman ka paralajmëruar për...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shka...
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...