Finlanda dëbon diplomatë rusë
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sapo fitoi zgjedhjet për një mandat tjetër, po përballet me sfidën e balancimit të lidhjeve me Rusinë dhe aleatët Perëndimorë. Qëndrimi i Ankarasë ndaj kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO është një provë kritike dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje do të jetë një tregues i rëndësishëm se nga anon ai. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, analistët mendojnë se zoti Erdogan mund të jetë duke synuar përmirësimin e marrrëdhënieve me Uashingtonin.
Recep Tayyip Erdogan u betua për herë të tretë si President i Turqisë dhe analistët parashikojnë se politika e jashtme pritet të jetë përparësi e tij në kuadër të përpjekjeve për ta shndërruar vendin në fuqi botërore të shekullit të 21.
“Ka të ngjarë që të vazhdojë prirja e një Turqie që nuk rreshtohet vetëm me njërën anë ose tjetrën dhe të jetë pavarur nga ana strategjike. Presidenti Erdogan e sheh Turqinë si një vend që po e rrit ndikimin në çështjet botërore. Ai e ndërtoi gjithë fushatën me këtë ide. Ai thotë se shekulli 21, do të jetë shekulli i Turqisë dhe se Turqia nuk është një anëtarë besnike e komunitetit transatlantik”, thotë Asli Aydintasbas, nga Instituti Brookings në Uashington.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e betimit të zotit Erdogan, bëri përpjekje të bindte Turqinë që të hiqte veton e saj kundër anëtarësimin të Suedisë në NATO, ndërsa udhëheqësit e aleancës pritet të mbajnë takimin e radhës të nivelit të lartë muajin e ardhshëm.
Zoti Stoltenberg tha se Suedia ka ndërmarrë një sërë hapash në kuadër të thirrjeve të Ankarasë për të goditur grupet terroriste që luftojnë kundër qeverisë së Turqisë.
“Një ligj i ri i rëndësishëm kundër terrorizmit hyri në fuqi vetëm pak ditë më parë. Suedia i ka përmbushur detyrimet e saj”, tha ai.
Kundërshtimi i Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO vjen në një kohë që zoti Erdogan është zotuar të thellojë marrëdhëniet me Moskën. Presidenti rus Vladimir Putin ishte ndër të parët që uroi zotin Erdogan për suksesin e tij të fundit në zgjedhje.
"Është e vërtetë se janë miq të mirë dhe marrëdhëniet mes Turqisë e Rusisë do të forcohen në pesë vitet e ardhshme. Do të thosha se zoti Putin pa dyshim është shumë i lumtur që edhe për pesë vjet të tjera President është miku i tij”, thotë Huseyin Bagci, nga Instituti për Politikë të Jashtme në Ankara.
Presidenti Putin i dha homologut të tij një mbështetje të konsiderueshme financiare gjatë fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale, duke shtyrë afatin e pagesave të energjisë në vlerën e miliarda dollarëve, duke mbështetur ekonomike turke, e cila ka pësuar goditje të fortë.
Por analistët mendojnë se zoti Erdogan mund të jetë duke synuar që të forcojë suksesin e tij zgjedhor përmes përmirësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.
“Me shumë mundësi zoti Erdogan dhe bashkëpunëtorët e tij po përpiqen të rigjallërojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve me qëllim që zoti Erdogan të pritet më mirë në Uashington, D,C, dhe ndoshta edhe një vizitë zyrtare, kjo është ajo që po presin”, thotë Serhat Guvenc nga Universiteti “Kadir Has University”.
Përmirësimi i marrëdhënieve turko-amerikane mund të ndihmojë në lehtësimin e trysnive financiare me të cilën po përballet ekonomia e Turqisë. Por disa analistë thonë se pengesë vazhdon të mbetet mungesa e një marrëdhënieje të afërt mes udhëheqësve të dy vendeve.
"Turqia është dhe do të vazhdojë të mbetet një sfidë për Uashingtonin. Është një marrëdhënie larg së përsosurës. Në fakt, është mjaft jofunksionale. Dhe nis nga lart, nga udhëheqësit, Presidentët Erdogan dhe Biden mezi flasin dhe thuajse nuk takohen”, thotë Asli Aydintasbas, nga Instituti Brookings, Uashington.
Përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Turqi mund të varet nga qëndrimi i Ankarasë për zgjerimin e NATO-s dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, për çka Perëndimi ka shtuar thirrjet, por deri tani zoti Erdogan ka refuzuar që t’u bashkohet masave ndaj Moskës./ voa
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Pas sulmit në digën e rajonit Kherson në Ukrainë, kanë nis...
Sekretarja britanike Suella Braverman ka paralajmëruar për...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shka...
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Ndalimet zbatohen për importin e drithërave të Ukrainës pë...
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka raportuar të martën...
Suedia e ka regjistruar seksin si sport, duke u bërë vendi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, beson se ven...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën ...
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...