
Mike Pence shpall kandidaturën për president të SHBA-së
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën se armët amerikane që i janë dhënë Ukrainës ishin të destinuara vetëm për “mbrojtjen e territorit të tyre sovran”. Gjatë një vizite në Indi, sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet edhe për sfidat me të cilat mund të përballet ofensiva e forcave ukrainase për çlirimin e zonave të pushtuara nga forcat ruse.
Shefi i Pentagonit pranoi se gjurmimi i armëve dhe sistemeve të tjera ushtarake ishte i vështirë, por shprehu besimin e tij tek Ukraina.
“Ukrainasit kanë qenë përgjithësisht transparentë duke na dhënë qasje tek zonat që kemi patur nevojë të vizitojmë dhe tek objektet që kemi dashur të shohim. Ne do të vazhdojmë sigurisht të mbajmë qëndrimin se armët që ne ofrojmë janë për t’u përdorur për mbrojtjen e territorit të tyre sovran. Ndërkohë ne vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë tona monitoruese”, tha Sekretari Austin.
Sekretari amerikan i mbrojtjes shtoi se do t’ua lërë ukrainasve të flasin për operacionet e tyre ushtarake, ndërkohë që Rusia ka njoftuar se kishte zmbrapsur një ofensivë madhore në rajonin ukrainas të Donetskut.
“Do t’ia lija udhëheqësve ukrainas përshkrimin e operacioneve të mundshme ushtarake të Ukrainës. Jam i sigurtë se në kohën e duhur do të flasin, apo do të shpjegojnë saktësisht se në çfarë stadi gjenden me përgatitjet dhe ekzekutimin e ofensivës së planifikuar”, tha Sekretari Austin.
Sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet se me çfarë fortifikimesh ruse do të përballen ukrainasit.
“Është raportuar gjerësisht se Rusia ka ngritur struktura mbrojtëse përgjatë vijës së territorit të pushtuar. Në shumë raste këto fortifikime janë në thellësi. Shohim linja fortifikimesh, llogore, fortifikimet anti-tank të mbiquajtura ‘dhëmbët e dragoit’, dhe pozicione të tjera të parapërgatitura”, tha ai.
Sekretari amerikan i mbrojtjes vuri në dukje megjithatë se territori që do të duhet të mbrojnë forcat ruse është shumë i gjerë dhe se ndoshta ato nuk do të jenë të qëndrueshme në të gjithë sektorët. Ai shtoi se do të jetë në dorën e ukrainasve që të identifikojnë pikat ku mund të kenë avantazh dhe ku mund të depërtojnë vijën e forcave ruse./ VOA
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qe...
Një sondazh është bërë në Gjermani për mbështetjen e s...
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se...
Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se, është i gatshëm të...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thë...
Komanda Provinciale e Catanzaro e Guardia di Finanza po zh...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka njoftuar në l...
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka penguar një ofensiv...
Një batalion komando turk ka mbërritur në Kosovën veriore ...
Shumë refugjatë ukrainas ndjehen të izoluar dhe shihen me ...
Autoritetet kineze forcuar masat e sigurisë rreth sheshit ...
Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë ...
Tek një veprim i fortë politik siç është integrimi i gjith...
Çfarë domethënie ka për politikën e jashtme turke zgjedhja...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje ...
Ministri i Hekurudhave në Indi Ashwini Vaishnaw, është pre...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Turqisë...
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea,...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza n...
Në 15 nëntor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonc...
Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Policia e Tiranës ka ndaluar një 27-vjeçar me iniciale...
Liridona Ademaj Murseli u vra mbrëmjen e 29 nëntorit n...
Të martën, një 59-vjeçar në Dibër është arrestuar nga ...
Të zhvendosesh në një vend të ri mund të jetë e vështi...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Urrejtja femër - mashkull i ka rrënjët thellë në fëmijëri ...
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativis...
Gazetarja Evis Ahmeti thotë se Naim Murseli ishte dhëndri ...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut...
Dashi Këto ditë duket se nuk mbarojnë kurrë, por mos ...
Besian Beha, gazetar Kosovar në një intervistë për “Op...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në ...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...
Sot më 5 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lek...