LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi javor, 25 - 31 mars 2024/ Parashikimi i yjeve sipas astrologut Paolo Fox 

24 Mars 2024, 21:30, Horoskopi CNA

Horoskopi javor, 25 - 31 mars 2024/ Parashikimi i yjeve sipas astrologut Paolo

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, java do të fillojë me këmbën e gabuar. Të hënën dhe të martën, Hëna e Plotë kundërshtare mund t’ju shtyjë drejt debateve me dikë. Do të duhet të jeni të përmbajtur dhe të mos bini pre e provokimeve. Në punë do ju duhet të bëni plane të reja në funksion të një prilli që do të jetë shumë stimulues.

Demi

Javën e ardhshme do të keni mbështetjen e shumë planetëve. Yjet do t'ju inkurajojnë të ndryshoni fokusin me guxim dhe besim, veçanërisht nëse disa situata kohët e fundit ju kanë dalë jashtë kontrollit. Ajo që ka rëndësi është se do të nisni zbatimin e planeve tuaja. E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë 3 ditë me rrezik të lartë përplasjesh, jini të kujdesshëm.

Binjakët

Afërdita dhe Marsi do vazhdojnë të shkaktojnë disa tensione në dashuri dhe familje. Çiftet e konsoliduara me kalimin e kohës nuk do kenë asgjë për t'u frikësuar, ndërsa ata që janë në krizë dhe kanë konflikte do të duhet të jenë të kujdesshëm, të paktën deri në prill. Sfera profesionale është shumë më e mirë, falë bashkëpunimit të një Mërkuri aktiv. E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë me Hënën përballë, ndaj do të duhet të bëni kujdes absolut.

Gaforrja

Të hënën dhe të martën Hëna mund t'ju shtyjë të bëni disa hapa prapa dhe të bini në grackën e nostalgjisë dhe keqardhjes. Do t'ju duhet të këmbëngulni dhe të qëndroni të fokusuar në qëllimet e së ardhmes, sepse disa yje do mbështesin përparimin tuaj. Midis së mërkurës dhe të premtes do të keni Hënën, Marsin dhe Venusin në favor, dashuria mund të trokasë në derën tuaj papritur.

Luani

Java juaj do të bëhet shumë interesante të hënën dhe të martën. Në aspektin professional, mund t’ju ofrohen mundësitë e para reale, megjithëse nga qershori e në vazhdim do të keni mundësi edhe më të mira. Jeta familjare do të kërkojë më shumë kujdes. Kini kujdes nga nervozizmi mes të mërkurës dhe të enjtes, nëse nuk doni të gjeni veten në mes të disa diskutimeve të pakëndshme.

Virgjëresha

Këto janë ditë mjaft të trazuara. Prej disa kohësh keni ndier tension nervor që nuk mund ta menaxhoni. Marsi dhe Saturni do ju shtyjnë të përballeni me ndryshime të rëndësishme, të hiqni dorë nga bashkëpunimet e vjetra, një fakt që po ju vë nën presion. Lajmet të mira mund të vijnë në punë të mërkurën, të enjten dhe të premten, një mundësi që duhet ta vlerësoni me qetësi dhe kujdes. Dashuria kërkon ende pak kujdes.

Peshorja

Java do të fillojë me një Hënë të Plotë të bukur në shenjë. Të hënën dhe të martën mund të përforcohen emocionet. Jini të kujdesshëm, veçanërisht nëse për disa javë keni ndjerë një impuls të pazakontë për të dhënë mendimin tuaj. Kujdes me shpenzimet e panevojshme. Mërkuri mund të shkaktojë vështirësi të vogla financiare. Fundjava do jetë plot emocione dhe takime të reja, shfrytëzojeni sa më shumë.

Akrepi

Në dashuri dhe mbi të gjitha në familje do të jetë e mundur të rivendosni një harmoni që ka munguar kohët e fundit. Ditët e mesit të javës janë të shkëlqyera, pasi Hëna do të kalojë tranzit nëpër shenjën tuaj. Nga pikëpamja ekonomike dhe profesionale do të duhet të shmangni hapat e gabuar, të paktën deri në maj.

Shigjetari

Java do të fillojë shumë mirë. Të hënën dhe të martën një Hënë e bukur mund të merrni papritur një ftesë, një mesazh apo të keni një takim të veçantë. Nëse ju pëlqen dikush, duhet të përfitoni nga fundjava e ardhshme për të dalë. Mërkuri miqësor ju inkurajon t'i përkushtoheni projekteve të reja dhe të ndërmerrni iniciativa të guximshme.

Bricjapi

Të hënën dhe të martën duhet treguar kujdes absolut në punë, përndryshe rrezikoni të debatoni me ndonjë partner apo bashkëpunëtor. Të mërkurën, të enjten dhe të premten do të keni Hënën, Venusin, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin në aspektin harmonik. Bëhuni gati të përjetoni diçka të bukur. Mos e neglizhoni shumë jetën tuaj të dashurisë, sepse këto ditë mund t'ju japin emocione intensive.

Ujori

Java do të fillojë shumë mirë. Nga e hëna në të martë, Hëna në qiellin e shoqes suaj Peshore mund të rezervojë një takim të këndshëm për ju. Beqarët duhet të fokusohen në fundjavën e ardhshme, kur yjet do të jenë shumë interesantë. Duhet të dilni më shumë. Është koha të mendoni për projekte të reja profesionale për muajt në vijim, kur Jupiteri do të aktivizohet sërish.

Peshqit

Do të vazhdoni të jeni një nga shenjat protagoniste të këtyre ditëve. Marsi, Venusi dhe Saturni do të jenë sërish në shenjën tuaj këtë javë, Jupiteri është ende aktiv. Mundësi të mëdha ju presin si në dashuri ashtu edhe në punë, por do të duhet të jeni gati për t'i kapur shpejt. Asgjë nuk do të vijë vetë për ata që nuk janë të gatshëm të përfshihen dhe të marrin frenat e jetës së tyre në duar. E mërkura, e enjtja dhe e premtja premtojnë të jenë 3 ditë veçanërisht intriguese për dashurinë./ CNA

Lajmet e fundit nga