LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi, e enjte, 14 mars 2024/ Parashikimi i Paolo Fox për shenjat në Ditën e Verës

13 Mars 2024, 23:00, Horoskopi CNA

Horoskopi, e enjte, 14 mars 2024/ Parashikimi i Paolo Fox për shenjat

Dashi

Gjatë orëve të ardhshme, kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja me të tjerët dhe veçanërisht fjalëve që përdorni në situata të caktuara. Ata nuk janë mirë për momentin, nervozizmi rrezikon t’jua përkeqësojë gjendjen.

Demi

Ju presin 48 orë të rëndësishme për të rishqyrtuar një lidhje dashurie, për t'u afruar me dikë ose për të diskutuar për një çështje delikate. Ata në një lidhje duhet të mundohen që të mos kenë konflikte deri në fundjavë, më pas duhet të flasin me partnerin dhe të kuptojnë se si mund t’i zgjidhin problemet.

Binjakët

Ka ardhur koha të ndaleni dhe të mendoni seriozisht se çfarë të bëni, veçanërisht nëse ka pakënaqësi me të ardhurat. Burimet tuaja janë të pamjaftueshme, pavarësisht angazhimeve të shumta, prandaj është koha të kuptoni se çfarë të bëni.

Gaforrja

Hëna dhe Afërdita do ju mbështesin në dashuri në këto 24 orë të mesit të marsit. Tani ju mbetet të kuptoni se çfarë dëshironi, mund të zgjidhni mes një marrëdhënieje serioze që zgjat përgjithmonë apo një flirti.

Luani

Dëshironi të rifitoni harmoninë dhe intimitetin me partnerin, pasi kohët e fundit i keni lënë pas dore ndjenjat. Në këtë periudhë, mund të transmetoni forcë dhe pasion të madh tek njerëzit që doni mos e shpërdoroni këtë instinkt natyror.

Virgjëresha

Hëna dhe Jupiteri, por në përgjithësi shumica e yjeve, ju mbështesin dhe ju inkurajojnë të ecni përpara dhe të punoni mirë për të pasur avantazhe të mëdha duke filluar nga pjesa e dytë e vitit. Deri në verë, disa të lindur në shenjën e Virgjëreshës do të duhet të mbyllin një marrëveshje.

Peshorja

Shumë prej jush mund të ndihen të mërzitur dhe nervozë gjatë orëve në vijim. kohët e fundit keni qenë shumë të mërzitur, për shkak të mosmarrëveshjeve me kolegët ose ngjarjeve të papritura që ju kanë ngadalësuar planet.

Akrepi

Nesër mund të ndodhin disa gjëra që ju shqetësojnë në shtëpi. Kjo periudhë nuk është e favorshme për ju, por rezistoni sepse me afrimin e verës do të shihni përmirësime të dukshme. Mundohuni të zgjidhni problemet dhe së shpejti gjërat do të shkojnë mirë edhe për ju.

Shigjetari

Ju jeni duke përjetuar një periudhë ulje-ngritjesh. Ndoshta duhet të ngadalësoni ritmin në punë, përpiquni t'i kushtoni më shumë vëmendje mirëqenies suaj. Në punë, mund të merrni më shumë përgjegjësi sesa duhet ose një person do të bllokojë një projekt që ju intereson shumë.

Bricjapi

Gjatë orëve të ardhshme do të përpiqeni të zgjidhni çdo mosmarrëveshje, çdo tension që ju rrethon, sepse nuk mund të vazhdoni të përfshiheni në situata toksike. Në dashuri dhe në familje do të jetë e nevojshme të punoni për të rikuperuar më shumë qetësinë shpirtërore.

Ujori

Do keni ide të reja dhe zgjidhje praktike të vështirësive dhe mbi të gjitha dëshirë për të rifituar disa projekte që kishit lënë mënjanë. Do t'ju duhet të punoni fort, por për rezultate do të duhet të prisni deri në muajin qershor, kur do të merrni fitime.

Peshqit

Dëshironi të vini në jetë ide të reja dhe do bëni mirë të shfrytëzoni plotësisht muajt para verës. Sa i përket jetës sentimentale duhet të tregoni kujdes të veçantë nëse jeni në lidhje me një person Binjak ose Virgjëreshë./ CNA

Lajmet e fundit nga