web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del udhëzimi i ri/ Kufizime oraresh për zhurmat gjatë sezonit turistik

28 Korrik 2026, 20:01, Aktualitet CNA

Del udhëzimi i ri/ Kufizime oraresh për zhurmat gjatë sezonit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka ndarë sot udhëzimin e ri mbi nivelin e zhurmave gjatë sezonit turistik.

Bëhet fjalë për subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike ose shoqërore dhe që gjenerojnë zhurmë, si lokale, bare, restorante, diskoteka, klube nate dhe veprimtari të tjera të ngjashme që përdorin muzikë të amplifikuar ose pajisje elektroakustike.

Bazuar në udhëzimin e ri, këto subjekte duhet të respektojnë këto nivele kufi të zhurmës të matura në mjedise publike:

nga ora 11:00 deri në 20:00, niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 65 dB(A), i matur në intervale prej 15 minutash;

nga ora 20:00 deri në 24:00, niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 45 dB(A), i matur në intervale prej 15 minutash.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Lamallari thekson se synimi është të garantohet një sezon turistik më i qetë, ku pushuesit të shijojnë ambientet publike pa u shqetësuar nga ndotja akustike, ndërsa shton se udhëzimi është hartuar në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për nivelet e lejuara të zhurmës./CNA

Del udhëzimi i ri/ Kufizime oraresh për zhurmat gjatë sezonitDel udhëzimi i ri/ Kufizime oraresh për zhurmat gjatë sezonit





Lajmet e fundit nga