web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja e Ervin Matës/ Artan Hoxha: Drejtësia në Brazil është e shtrenjtë, nuk i është pranuar lirimi

28 Korrik 2026, 17:05, Aktualitet CNA

Çështja e Ervin Matës/ Artan Hoxha: Drejtësia në

Gazetari Artan Hoxha foli sot lidhur me rastin e Ervin Matës, emër i njohur për narkotrafikun.

I ftuar në ‘Euronews Albania’, Hoxha tha se tanimë që procesi gjyqësor po zhvillohet në shtetin e Brazilit, çështja nuk do të jetë aq e lehtë për Matën.

Sipas Hoxhës, autoritetet braziliane i kanë kushtuar vëmendje këtij rasti, duke rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, për të mos i lejuar një masë më të butë sigurie, që do t’i mundësonte arrratisjen nga ai shtet.

 “Në Brazil ka një gjë, dhe drejtësia në Brazil, jo se s’ka drejtësi, po është pak e shtrenjtë. Pra, diçka që nuk e blen me lekë, e blen me shumë lekë. Gjithsesi, ky është një vendim, një test që ka bërë mbrojtja e Matës atje për të provuar edhe sistemin. Sistemi ka rezistuar, nuk i ka pranuar elementet që ata kanë kërkuar. Pra, t’i japë minimalisht një masë më të butë. Ky është synimi i parë dhe më pas ke mundësi të arratisesh dhe të shkosh diku tjetër, sepse ai e di çfarë e pret në Europë. Kështu që autoritetet braziliane sigurisht që i kushtuan vëmendje dhe sigurisht që kjo i krijon probleme”,-tha Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga