web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku Edvin Prifti rrëfen betejën profesionale: Çfarë më shtyu drejt prodhimit të molekulës biologjike ndaj Covid-it

27 Korrik 2026, 22:00, Aktualitet CNA

Mjeku Edvin Prifti rrëfen betejën profesionale: Çfarë

Mjeku i njohur Edvin Prifti rrëfeu sot betejën e tij profesionale deri në prodhimin e produktit mjekësor “Spike Protect”.

Në një intervistë në “Syri Tv”, mjeku u ndal në detaje në gjithë procesin mjekësor por edhe elementët anti-njerëzorë të sfidave të mëparshme në botë që e shtyn në hapin e rëndësishëm, që 10 ditë më parë mori edhe miratimin e Komitetit Europian.

Bëhet fjalë për një molekulë biologjike që synon të bëjë të padëmshme proteinën “Spike” të prodhuar nga Covid-19.

Pjesë nga intervista:

Kimerat njerëzore dhe jo njerëzore janë ato kur e bën që njeriu të prodhojë qoftë edhe një proteinë aliene, pra një proteinë që s'është e tija. Në rastin konkret është proteina Spike. Tani, gjithë problemi është që këto vaksina, rikuperimi ose që t'i kthejmë njerëzit siç ishin pa to, është pothuajse i pamundur, sepse ato janë inkuadruar në atë që ne i themi gjenomën e njeriut.

Ekziston potencialisht, teorikisht, me atë procesin që quhet CRISPR, që janë gërshërët gjenetike, por do të ishte shumë i kushtueshëm dhe asnjëherë nuk është provuar për të gjitha qelizat e trupit të njeriut. Sepse proteina Spike nuk shkon të vendoset vetëm në një lloj qelize të njeriut, por në të gjitha. Dhe fillimisht na gënjyen, sepse Anthony Fauci me shokët e vet thanë ‘do bëni gjilpërën dhe do qëndrojë këtu ajo, në muskulin e bicepsit’.

Na gënjyen nja 8 miliardë njerëz. Ajo shkon dhe shpërndahet në të gjithë organizmin. Atëherë, problemi është proteina Spike që ajo prodhon. Problemi për shëndetin tonë dhe të gjitha komplikacionet nga miokarditi, nga vdekja e menjëhershme, nga koagulimi i gjakut, nga problemet e kancerit... domethënë bëhen biopsitë e kancereve dhe te pacientët e vaksinuar dhe shikohet që ajo është me një përqindje shumë të lartë në zonën e tumorit, e të tjera e të tjera që të mos i hyjmë kësaj gjëje, akuzohet proteina Spike.

Atëherë duhet të gjejmë një mundësi se si ta luftojmë proteinën Spike, ndërkohë që ajo qarkullon në organizëm. Dhe i pari, dhe më seriozi, që bëri këtë tentativë në vitin 2024 kush ishte? Ishte Profesor Peter McCullough. Ish-presidenti i Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë, një nga eminencat shkencore amerikane, personi që ftohet në Senatin Amerikan për të dëshmuar mbi Covid-in dhe mbi problemet kardiake të Covid-it e të tjera e të tjera.

Ai është edhe anti-vaks ndër të tjera, që unë nuk jam aq mbi atë, ka arsyet e veta, shkenca do i tregojë. Dhe ky prodhon një protokoll i cili kishte të bënte me disa substanca që bëjnë destruktimin, që ai e vërtetonte, që bëjnë destruktimin e proteinës Spike.

Por ky destruktim kishte një përqindje të caktuar, nuk ndodhte në të gjitha rastet. Paralelisht me këtë ishin disa studime që ishin lënë në harresë. Tani kjo që kam bërë unë është si puna e vezës së Kolombit, nuk... domethënë merita i takon të tjerëve. Unë kam patur një meritë të bashkoj gjërat edhe të mendoj. Sepse natyra nganjëherë, natyra jep zgjidhje shumë të thjeshta problemeve më të mëdha, nganjëherë.

Dhe mjafton që ti të jesh shumë i vëmendshëm, të shikosh rrotull. Dhe midis mijëra artikujve që unë lexoj, shumë prej tyre dhe mbi Covid-in e të tjera e të tjera, por jo vetëm, gjej disa studime mbi një produkt tjetër i cili ky çuditërisht, kjo substancë, ndryshonte gjeometrinë e proteinës Spike. Nuk e dëmtonte, nuk e denatyronte, por thjesht ndryshonte atë që ne i themi stereometric perturbation, e ndryshon gjeometrinë e saj.

Dhe thashë, ‘Uau, më duket shumë interesante’, thashë, po si do vepronte protokolli i Peter McCullough në një terren të tillë? Dhe unë nuk bëra asgjë tjetër, veçse bashkova këto të treja me këtë. Dhe me të vërtetë, rezultatet ishin fantastike. Gati dyfishohej funksioni i këtyre produkteve të cilat denatyronin proteinën Spike në prani të kësaj substance. Dhe çfarë bëmë?

Morëm qelizat e mëlçisë të pacientëve, të njerëzve që u bënim biopsinë, dhe në njërën prej tyre vendoseshin këto tre substanca, në tjetrën vendoseshin katër substanca, plus këtë tjetrën që unë sugjeroja. Dhe rezultatet ishin shumë pozitive. Sigurisht, edhe vetë Peter McCullough e ka bërë gratis këtë gjë, nuk është paguar dhe s'do ta bëja as unë. Kështu që iu treguan dy kompanive, treguan interes, e morën dhe ato pastaj proceduan në të gjitha hallkat e aprovimeve deri tek prodhimi./CNA

 





Lajmet e fundit nga