web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria kibernetike/ Raporti i SHBA-së: Shqipëria, objektiv sulmesh nga aktorë shtetërorë

28 Korrik 2026, 18:46, Aktualitet CNA

Siguria kibernetike/ Raporti i SHBA-së: Shqipëria, objektiv sulmesh

I detajuar në disa fusha, raporti më i fundit i publikuar nga struktura OSAC i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përmend ndër të tjera edhe situatën me sigurinë kibernetike në Shqipëri.

Raporti thekson se Shqipëria është një objektiv për sulme kibernetike keqdashëse nga aktorë shtetërorë, përfshirë Iranin dhe Rusinë, ndërsa shton se vendi ka përjetuar gjithashtu sulme ransomëare nga grupe kriminale kibernetike.

Raporti ndalet te një rast i shënuar përgjatë vitit 2026, kur Irani kreu sulme kibernetike kundër faqeve të internetit dhe sistemeve shtetërore të Shqipërisë.

Sipas raportit amërikan, aktiviteti kibernetik keqdashës nga një shtet që dëmton qëllimisht infrastrukturën kritike ose dëmton përdorimin dhe funksionimin e tij për të ofruar shërbime për publikun mund të ketë efekte të brendshme, rajonale dhe globale, si edhe përbën një rrezik të lartë dëmtimi për popullsinë dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt./CNA





Lajmet e fundit nga