LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi, e martë, 26 mars 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju, sipas Paolo Fox

25 Mars 2024, 23:00, Horoskopi CNA

Horoskopi, e martë, 26 mars 2024/ Çfarë kanë parashikuar

Dashi

Këtë të martë mund të ndiheni pak të zhytur në probleme. Ka diçka ose ndoshta dikush që ju shpërqendron dhe nuk ju bën të qëndroni të fokusuar në gjërat vërtet të rëndësishme, duke filluar nga marrëdhënia juaj.

Demi

Mund të përjetoni ndjenja të bukura dhe të keni tërheqje me personat e lindur në shenjën e Peshores. Në punë, mund të keni diskutime të mundshme me kolegët dhe eprorët. Mundohuni të përmbaheni nëse nuk doni të prishni marrëdhënie të rëndësishme.

Binjakët

Ju mund të rimëkëmbeni emocionalisht sërish pas një periudhe të vështirë. Ndonëse ndodheni në fazë rikuperimi, nuk duhet të heshtni kur ndoehni përballë situatave të pakëndshme. Në punë, është koha për të zhvilluar një strategji fituese.

Gaforrja

Dita do jetë komplekse. Nuk do të jetë e lehtë të ktheheni në ritmet e zakonshme dhe të merreni me kolegët, klientët dhe eprorët. Mund të keni edhe diskutime me partnerin.

Luani

Nëse ka pasur debate me partnerin, përpiquni të flisni me njëri-tjetrin dhe t'i sqaroni gjërat sa më shpejt të jetë e mundur. Nervozizmi shqetëson veçanërisht çiftet e sapolindura, të cilët ende duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur.

Virgjëresha

Për ata që kanë pasur probleme në dashuri, do të mund të gjeni zgjidhje të shkëlqyera. Në punë nuk duhet të keni frikë të bëni zgjedhje të guximshme. Do të ketë mbarësi për ata që kanë një biznes apo do të bëjnë një shitje.

Peshorja

E sotmja do të jetë një ditë vërtet pozitive për dashurinë, edhe pse Venusi vazhdon të jetë në opozitë. Në punë keni shumë mundësi për të ndryshuar dhe nisur projekte të reja. Në fund të fundit, gjërat e reja janë gjithmonë të mira.

Akrepi

Kjo është pozitive për ju. Nëse ka pasur debate me partnerin, përpiquni t'i sqaroni gjërat. Në punë nuk mungojnë problemet dhe nuk duhet të mendoni se gjithçka zgjidhet me lehtësi.

Shigjetari

Në dashuri do të keni mundësi të shkëlqyera. Ata që janë beqarë mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Në punë, përpiquni të mos humbni kohë. Mund të nisni projekte të reja, veçanërisht nëse merreni me publikun.

Bricjapi

Fundjava ka qenë kaotike dhe ka pasur shumë probleme dhe debate me partnerin. Me të vërtetë duket se kohët e fundit nuk ka paqe në dashuri. Nuk është një ditë premtuese në punë, keni shumë shqetësime në mendjen tuaj.

Ujori

Këtë të martë do të mund të jepni më të mirën në dashuri. Kjo vlen si për ata që janë beqarë dhe që mund të gjejnë shpejt shpirtin binjak, ashtu edhe për ata që kanë një lidhje afatgjatë. Më në fund fillon një periudhë produktive në punë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të sqaroni shuëm gjëra në planin sentimental. Në punë ka shumë angazhime dhe nuk arrini t’i përmbushni të gjitha. Problemi është se ju nuk jeni të kënaqur me atë që bëni. Ndoshta ju duhet të ndryshoni qëndrimet tuaja, të cilat ndonjëherë janë shumë inatçore./ CNA

Lajmet e fundit nga