
CNA ka mundur të zbulojë së fundi një skemë apo skenar të mazhorancës dhe kryeministrit Rama ku nëpërmjet parlamentit do të tentohet të futet nën kontroll SPAK-u. Detajet janë zbuluar nga CNA që nga Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit, te Blendi Çuçi dhe vetë kryeministri Rama. Janë personat, të cilët kanë artikuluar publikisht nevojën e kontrollit apo gjetjen e mekanizmave për të kontrolluar SPAK-un gjoja në emër të Integrimit në BE.
Lindita Nikolla e ka artikuluar në Shëngjin. Më pas Bledi Çuçi me një status në rrjete sociale në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e hënë dhe së fundi ka qenë vetë kryeministri në dy mbledhjet e tij, atë me drejtorët e Agjencive dhe Sekretarët e Përgjithshëm, dhe mbledhjen e qeverisë zhvilluar dje, ku ka kërkuar që të mos dorëzohen zyrtarët përballë SPAK-ut, të mos u vënë në dispozicion dokumentet, por të kërkojnë afate kohore, të njoftojnë paraprakisht e kështu me radhë.

Për të ndalur SPAK-un në luftën kundër korrupsionit arrestimin e ministrave të tij apo Sekretarët e Përgjithshëm ku shumica e atyre që ka pasur në mbledhje janë në hetim dhe u tunden prangat, kryeministri Rama ka gjetur një zgjidhje.
Skema ka filluar disa kohë më parë në momente kur SPAK-u po bëhej gati për arrestimet në Bashkinë e Tiranës, ku u morën dy drejtorë dhe disa zyrtarë të tjerë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe pritet që dhe disa drejtorë të tjerë të këtij institucioni dhe zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, por dhe shumë persona të tjerë në hetim të shkojnë përballë bankës së të akuzuarve.
Shumë prej tyre janë bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit që është në hall tashmë për njerëzit e tij pas reformës në drejtësi që ai e trumbetoi si një sukses të madh dhe se çdo i korruptuar hante dardha, kumbulla apo shalqi pas kurrizit të tij.
Burime nga Partia Socialiste i thanë CNA-së se tashmë mazhoranca e ka bërë gati skemën se si do të vendosë në kontroll SPAK-un. Është gjetur një shpikje e re politike. Do të krijohet një komision i përkohshëm parlamentar për të kontrolluar gjoja punën e institucioneve të pavarura.

Pra, këtu futet edhe SPAK-u. Gjoja në emër të një kontrolli ndaj institucioneve të pavarura për integrimin, kryeministri Rama kërkon të kontrollojë SPAK-un, ku të thirret në raport Altin Dumani.
Dihet se kreu i SPAK-ut është një nga njerëzit që deri tashmë i ka vënë “kufirin te thana” kryeministrit, në qarqet politike dhe mediatike përflitet se kreu i qeverisë ka kërkuar disa herë takim jozyrtar, por kreu i SPAK-ut i është përgjigjur në mënyrë protokollare dhe nuk ka pranuar kurrsesi të kthehet në një vasal të Edi Ramës ashtu siç janë bërë disa prej prokurorëve të këtij institucioni.
Alarmi i Ramës nuk është i rremë.
Është një alarm i vërtetë për shkak të hetimeve që ka SPAK-u në dorë dhe duket se tashmë qeveria po kërkon të gjejë një mekanizëm duke përdorur parlamentin që ta vërë në kontroll apo ta thërrasë në Apel dhe të kërkojë t’i ballafaqohet dhe t’i raportohet se çfarë po ndodh brenda SPAK-ut që tashmë është një institucion edhe më hermetik në lidhje me hetimet që po kryhen.
Për këtë kryeministri Rama ka gjetur edhe misionarin e luftës së tij kundër SPAK-ut. Emri i tij është Fatmir Xhafaj.

Njeriu i Reformës në Drejtësi, ish-ministri i Brendshëm, i larguar nga detyra, pasi vëllai i tij u përfshi në skandalin “Babale”, një audiomontazh në fakt, por që nga ana tjetër tregoi që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm ishte një trafikant në kërkim ndërkombëtar me emër të ndryshuar.
Fatmir Xhafaj ka marrë përsipër që të bëjë luftën ndaj SPAK-ut dhe kjo nëpërmjet një Komisioni të Përkohshëm.
Zoti Xhafaj u përfol se do të rikthehej në kabinetin qeveritar si ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër, por këto ishin në kuadër thashethemesh. Mesa duket skema ka qenë ndryshe dhe më e qartë.
Pas disa takimesh me kryeministrin Edi Rama, Fatmir Xhafaj, për t’u rirehabilituar politikisht ka pranuar që të jetë pjesë e skemës të luftës së mazhorancës ndaj SPAK-ut për ta frenuar këtë institucion apo për të zbuluar hetimet e brenda tij ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit dhe qeverisë shqiptare.
Alarmi i kryeministrit duket se nuk është i rremë. Drita e kuqe është ndezur. Shumë prej bashkëpunëtorëve të tij rrezikojnë shumë dhe Edi Rama duket vërtet shumë i shqetësuar.
Për misionin e luftës së tij kundër SPAK-ut dhe për të frenuar luftën ndaj korrupsionit, Edi Rama ka gjetur Fatmir Xhafajn.

Paralelisht me komisionin që do të drejtohet nga Xhafaj, qeveria pretendon edhe disa ndryshime në Kodin Penal apo në ligje të ndryshme duke tentuar të hiqet shpërdorimi i detyrës, një nen nga i cili po akuzohen shumë zyrtarë të qeverisë së Rilindjes, ku tashmë duket se do të ketë arrestime të reja dhe kjo ka sjellë një gjendje shqetësuese brenda mazhorancës, e cila ka përgatitur një Komision të Përkohshëm apo nga ana tjetër disa ndryshime ligjore dhe më tej duke tentuar të përdorë "99-shat e Rilindjes" të shpëtohet nga SPAK-u nëpërmjet komisioneve apo mekanizmave të ndryshme për ta futur në kontroll.

Theksojmë se, SPAK-u ka një institucion që e kontrollon. Ai është KLP, institucioni ku dhe raportohet nga SPAK-u për punën dhe aktivitetin e tij vjetor./ CNA
The head of the Parliamentary Group of the DP, Gazment...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlli...
Today, the Ethics Commission is expected to meet to ex...
Agron Gjekmarkaj has accused Lulzim Basha this evening...
Agron Gjekmarkaj has once again stood by former Prime ...
The member of the Presidency of the DP, Belind Këlliçi spo...
Citizens gathered again this Wednesday below Sali Berisha'...
Lulzim Basha's soldier who used to insult him, Edvin Kullu...
Some representatives of the opposition met this Wednesday ...
The Socialist Party has requested the expulsion of Gazment...
After the clashes at today's meeting of the Media Committe...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Beli...
The vice-president of the Freedom Party, Endrit Braiml...
The head of the Parliamentary Group of the DP, Gazment Bar...
A few days ago, the athlete Luiza Gega accused the Min...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi në mbledhjen online të Ko...
Lulzim Basha apparently woke up earlier today, after h...
Pas përplasjeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të ...
Ferit Hoxha, who is currently Albania's ambassador to ...
The meeting in the Media Commission started with debates, ...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...