SP's request for Bardhi and Noka/ The Ethics Commission is expected to meet
Today, the Ethics Commission is expected to meet to ex...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj prokurorit Dritan Prençi për hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Sipas Këlliçit Prenç ka kryer 6 shkelje dhe vijon të pengojë hetimin e plotë dhe të thelluar të kësaj mega afere.
"Është koha që SPAK të mos fshihet më. Është koha që përfituesit dhe pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje korruptive të dalin përpara drejtesisë. Nuk ka asnjë shqiptar në bote, që beson se në një aferë si inceneratori fantazmë i Tiranës, ku deri më sot janë vjedhur rreth 120 milionë euro, fajin e ka një ish- drejtor periferik i dalë në pension dhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë, i cili as në banjë nuk shkonte dot pa lejen e Erion Veliajt.", shprehet Këlliçi.
Reagimi i plotë:
U bënë tashmë 3 muaj që sjellim përpara jush fakte të pakontestueshme se si prokurori i çështjes së hetimit të inceneratorit të Tiranës, ka fshehur provat që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj me këtë mega vjedhje.
Në vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, për masat e sigurisë ndaj punonjësve të Bashkisë Tiranë, shihet fare qartë se prokurori i kësaj dosje, Dritan Prençi ka fshehur:
1. Shkresën e Erion Veliajt dërguar ish-Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, në të cilën kërkonte miratimin për të zhvilluar këtë koncesion, kërkesë të cilës ish-ministri i Financave i përgjigjet negativisht.
2. Komunikimin shkresor të Erion Veliajt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, të cilit i ridërgon kërkesën për miratimin e fillimit të procedurave për këtë koncesion. Arben Ahmetaj me një gjuhe dhe më të prerë dhe kategorike, i rikujton Veliajt se kjo kërkesë nuk është e bazuar në ligj, se studimi është i paplotë dhe se mungojnë fondet për të përballuar këtë koncesion.
3. Shkresat e dërguara në Këshill të Ministrave të ish-Ministrit Lefter Koka, ku citohet shprehimisht se ky është një projekt i kërkuar me ngulm nga Erion Veliaj, për të cilin vetë kryebashkiaku kishte filluar dëgjesat publike, pasi e konsideronte si prioritar këtë koncesion.
4. Mbledhjen zyrtare të datës 28 shtator të vitit 2017, të Këshillit Bashkiak Tirane, ku Erion Veliaj me zë dhe figure mashtronte këshilltarët në vendimmarrjen e tyre, duke thënë se ky koncesion nuk do të sillte asnjë implikim financiar për Bashkinë Tiranë.
5. Të dhënat e dosjes hetimore ndaj Arben Ahmetajt, ku vetë drejtuesi i SPAK Altin Dumani si prokuror i kësaj dosje, përmend e-mailet e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, komunikime të cilat çuditërisht janë zhdukur nga dosja hetimore e Dritan Prençit.
6. Raportin e KLSH, të zhvilluar pranë Ministrisë së Financave ku citohet shprehimisht se Erion Veliaj nuk ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak për këtë kontratë koncensionare, e cila e futi Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar 30 vjeçar, në vlerën 91 milionë euro.
Të nderuar qytetarë,
Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga publikimi i këtyre fakteve tronditëse, të pamohueshme, të dokumentuara nga vetë institucionet e shtetit shqiptar dhe madje edhe të vetë drejtuesit të SPAK, sërish prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës, vijon të pengojë hetimin e plotë dhe të thelluar të kësaj mega afere.
Çdo ditë që kalon, qytetarët e Tiranës vijojnë të paguajnë 80.000 euro në ditë për një shërbim të cilin nuk e marrin, për një incenerator fantazmë që nuk ekziston, e ndërkohë personat dhe pronarët realë të kësaj sipërmarrje, Erion Veliaj dhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, vijojnë të projektojnë vjedhje të tjera në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Është koha që SPAK të mos fshihet më. Është koha që përfituesit dhe pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje korruptive të dalin përpara drejtesisë. Nuk ka asnjë shqiptar në bote, që beson se në një aferë si inceneratori fantazmë i Tiranës, ku deri më sot janë vjedhur rreth 120 milionë euro, fajin e ka një ish- drejtor periferik i dalë në pension dhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë, i cili as në banjë nuk shkonte dot pa lejen e Erion Veliajt. Hi sy shqiptarëve nuk i hidhni dot më./CNA
Today, the Ethics Commission is expected to meet to ex...
Agron Gjekmarkaj has accused Lulzim Basha this evening...
Agron Gjekmarkaj has once again stood by former Prime ...
The member of the Presidency of the DP, Belind Këlliçi spo...
Citizens gathered again this Wednesday below Sali Berisha'...
Lulzim Basha's soldier who used to insult him, Edvin Kullu...
Some representatives of the opposition met this Wednesday ...
The Socialist Party has requested the expulsion of Gazment...
After the clashes at today's meeting of the Media Committe...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Beli...
The vice-president of the Freedom Party, Endrit Braiml...
The head of the Parliamentary Group of the DP, Gazment Bar...
A few days ago, the athlete Luiza Gega accused the Min...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi në mbledhjen online të Ko...
Lulzim Basha apparently woke up earlier today, after h...
Pas përplasjeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të ...
Ferit Hoxha, who is currently Albania's ambassador to ...
The meeting in the Media Commission started with debates, ...
Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e sotme të Komision...
After meeting Enkelejd Alibejn and Damian Gjiknu...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police Announcement: Following preliminary information...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
US President Donald Trump will host his Ukrainian counterp...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...