web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Koçit: Berisha në SPAK për faj të fëmijëve, ata që ju bëri kokën po ja hanë

2024-01-17 12:18:00, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Koçit: Berisha në SPAK për faj të
Petro Koçi

Deputeti i PS-së, Petro Koçi në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve Koçi deklaroi se deputetët e opozitës po bredhin si bandë nëpër dyert e komisioneve.

“Deputetët e opozitës na kanë dhunuar të drejtën e fjalën në Kuvend. Opozita e ka braktisur parlamentarizmin, nëse nuk e ka braktisur kuvendin e bën vetëm për të mos ju ndërpritet paga.Deputetët e opozitës po bredhin si bandë nëpër dyer të komisioneve për të penguar funksionimin e komisioneve”, tha Koçi.

Më tej u ndal dhe tek Sali Berisha pasi tha se ai ndodhet në "arrest shtëpie" as për fajt të Edi Ramës, as  për faj të deputetëve por për faj të fëmijëve të tij. 

Ai theksoi se deputetët e PD-së po e marrin në qafë Sali Berishën me këtë sjellje që po bëjnë në komisione dhe Kuvend.

"Situata ku ndodhet Berisha nuk është për faj të SPAK, as për faj të Edi Ramës, as të PS dhe as të PD. Fajin për të e kanë fëmijët e tij, ata që ju bëri kokën tani po ja hanë kokën këtij vetë. Është jo normale që deputetët e opozitës po bëjnë këtë që i kanë bërë fëmijën e tij, po e marrin në qafë me këtë mbrojtje. Prandaj duhet të kthehen në normalitet. Po na pengohet me dhunë ushtrimi i kompetencave tona si deputetë dhe përfaqësim të popullit", shtoi deputeti./CNA 





Lajmet e fundit nga