web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do vazhdoni të ledhatoni Serbinë?/ Thirrja e Gërvallës për BE-në

2024-01-16 10:35:00, Politikë CNA
Do vazhdoni të ledhatoni Serbinë?/ Thirrja e Gërvallës
Igli Hasani dhe Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasani i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të sjellin në tavolinë Serbinë për vijimin e dialigut dhe çështjeve të ngelura pezull. 

Ajo ngriti edhe pyetjen: A do të vazhdojë BE-ja të ledhatojë Serbinë edhe në vitin 2024, apo do të ndryshojë qasjen e saj?

"BE të thotë fjalën e saj rreth asaj që ndodhi në Banjskë. Injorimi mund të sjellë ripërsëritje të ngjarjeve. Ndërmjetësuesit e BE-së të sjellin në tavolinë Serbinë, me qasje konstruktive Masat ndaj shtetit tonë, të padrejta dhe të pakuptueshme. Diplomatët evropianë, konfuzë. A do të vazhdojë BE-ja të ledhatojë Serbinë edhe në vitin 2024, apo do të ndryshojë qasjen e saj? Lëvizje e ngadalshme drejt një strategjie të re të BE-së", u shpreh Gërvalla./CNA 





Lajmet e fundit nga