web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tullumbacet me oksid azoti në lokalet e Tiranës/ Balla: Së shpejti ligji në parlament

2023-09-21 12:35:00, Politikë CNA

Tullumbacet me oksid azoti në lokalet e Tiranës/ Balla: Së

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij në parlament ka deklaruar se tullumbacet me oksid azoti po shiten në lokalet e Tiranës dhe se së shpejti do të paraqesë një projektligj që kërkon ashpërsim të masave të dënimit për ata që shëprndajnë lëndë narkotike.

Balla ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës për të votuar këtë projektligj.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla nënvizoi se parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike është një sfidë dhe ndikon në të ardhmen e fëmijëve.

“Është përdorur në klinika stomaltogjike në mosha të vogla për të lejuar ndërhyrjet tek fëmijët.

Duhet ti kërkoj kuvendit mbëhtetjen e plotë për ta cuar këtë paketë përpara. Kjo nuk është politikë e gjitha. Sa herë të flasim për këtë çështje sjell në mendjen tonë një si Churchill.

Politikan është ai që mendon për zgjedhjet, shtetari është ai që mendon për gjeneratën e të ardhmes. Është një sfidë globale, i rrezikohet e ardhmj fëmijëve.

Kërkoj mbështetje për të garantuar që çdo person që shpërndan lëndë narkotike të marr ndëshkim edhe më të ashpër”, tha Balla.  





Lajmet e fundit nga