web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxehet Berisha/Me tone të ashpra ndaj socialistëve: Po tejkaloni limitet, shihni ç’iu  thotë Rama

2023-09-21 10:52:00, Politikë CNA
Nxehet Berisha/Me tone të ashpra ndaj socialistëve: Po tejkaloni
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një skemë të shëmtuar dhe të shpifur nga ana e socialistëve, mosleximin e njoftimeve nga grupi i PD-së.

Berisha e ak cilësuar një shkelje ligjore dhe kushtetuese. Me tone të ashpra Berisha iu është drjtuar socialistëve duke thënë që po tejkalojnë limitet dhe se bëjnë gjithçka me direktivat e Ramës.

“Deputetët e krimit po imponojnë për opozitë atë që duan ata. Nuk ka skemë më të shëmtuar se kjo, nuk ka gjë më të shpifur.

Ju jeni të aftë për çdo shkleje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë deri tani. Akt i papërgjegjshëm.

Këta nuk lanë asnjë alternaltivë tjetër vetëm, një parlament që lufton se një partiak dhe duhet të fshihet nga faqja e dheut.

Ti nuk lexon shkresën e grupit parlamentar më të madh të opozitës. A keni turp? Nuk lexoni shkresën e PD-së. Ju silleni si bandë.

Po tejkaloni limitet. Por riktheni standaret e shëmtuara.

Përfundoi koha por jo krimi juaj. Kur ka ndodh kjo në histroinë e parlamentit ti direktojë përfaqësimin apo sheh ç’të urdhëroi nga Edi Rama . E patë dje McGonigalin kishte në krah”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga