web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi/ Kush është kandidati më serioz për drejtimin e opozitës?

2026-05-31 14:22:00, Politikë CNA

Sondazhi/ Kush është kandidati më serioz për drejtimin e

Duke ndjekur zhvillimet brenda Partisë Demokratike, CNA ka hapur një sondazh, ku kërkon mendimin e qytetarëve se “kush është kandidati më serioz për drejtimin e opozitës”.

Si opsione ka vënë tre kandidaturat më të “forta”: Pëllump Pilinçin, Selami Jenisherin dhe Ervin Saliajnin.

Mendimin tuaj mund ta shprehni duke zgjedhur një nga opsionet e mëposhtme në sondazh:

Poll

Ervin Salianjin, i cili njihet si Babalja apo si deputeti i video-skandalit erotik, tashmë demokratët e inatosur që përkrahin e quajnë Sali Salianji.

Pjesa më e madhe e atyre që ndjekin Ervin Salianjin të cilët e quajnë Sali Salianji, janë ata që e mbështetën ku i doli me shkop para demokratëve, janë servilë të Lulzim Bashës, që kanë ikur nga PD nëpër parti të tjera, disa prej tyre bashkëpunëtorë të Edi Ramës, që janë përdorur si letër higjienike dhe tani kanë shkuar pas Salianjit.

Në fakt Salianji njihet si njeriu që ka kërkuar pazar te kryedemokrati Sali Berisha dhe punë sekretariati pasi doli nga burgu, ku qëndroi i dënuar për çështjen “Babale”.

Po ashtu Salianji njihet si njeriu i cili pasi doli nga qelitë e burgut të Fierit, ku kaloi një kohë të gjatë, sipas deklaratave të shumta që kanë qarkulluar bashkëpunoi ngushtë me ish-drejtorët e dosjes “5D” dhe me emra të botës së krimit, që janë mbështetës të Partisë Socialiste, doli në betejë të hapur kundër Partisë Demokratike.

Në CV e tij vlen të theksohet fakti se Salianji u dënua me burg për kallëzim të rremë për dosjen e famshme Babale./ CNA





Lajmet e fundit nga