web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masat për sezonin veror/ Lamallari paralajmëron: Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm

2026-05-29 15:15:00, Politikë CNA

Masat për sezonin veror/ Lamallari paralajmëron: Deri në 30 vite

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau sot disa nga masat ndaj zjarrit për periudhën e sezonit veror.

Siç theksoi Lamallari gjatë pjesëmarrjes së tij në takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, do të kryhen kontrolle edhe nëpër subjekte për të verifikuar jo vetëm masat, por edhe planet e evakuimit.

Ndërkohë, ministri paralajmëroi edhe ndëshkime të rënda për zjarrvënësit e qëllimshëm që  mund të arrijnë deri në 30 vite burg.

 “Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi. Në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg”, theksoi Lamallari./CNA





Lajmet e fundit nga