web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manja fton në tryezë Dumanin dhe Çelën/

2025-09-04 12:32:00, Politikë CNA

Manja fton në tryezë Dumanin dhe Çelën/

Në përfundim të tryezës konsultative me përfaqësuesit e medias për Draftin e Kodit të Ri Penal, ministri Manja ka dhënë një deklaratë për mediat. Manja tha se do të jetë i pranishëm në të gjitha tryezat. Analizoi disa pjesë nga drafti dhe tha se nuk lehtëson lirimin e personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

Manja tha se do të ketë një tryezë të posaçme brenda muajit tetor për të bërë ndryshimet në 6 direktiva në kodin ekzistues.

"Kodi i jep përparësi viktimës, dëmshpërblim edhe moral. Ky kod vështirëson lirimin me kusht të personave të dënuar me burgim të përjetshëm, kërkesa nuk merret parasysh nëse nuk paraqitet para gjyqtarit normalizimi i marrëdhënieve me familjarët e viktimës.

Të gjithë personat e pranishëm nuk janë ekspertë, por grupet e interesit duhet të konsultohen.

Drafti u hartua nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës. Ka një qëndrim të shprehur që Shqipëria të ketë një Kod Penal që do të marrë vulën në Bruksel. Mund të ketë qëndrime për nene të caktuara.

Do të marr pjesë në 25 tryezat e diskutimit dhe pse kam rol aktiv, grupi i punës ka përcaktuar 1 ditë paraburgim baraz me një ditë burgim, shikoni vendet që e aplikojnë", tha ministri.

 

Ministri Manja në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimet e SPAK dhe prokurorit Çela duke thënë se grupet e interesit janë të mirëpritur në tryezë.

"Nuk kam koment, ftoj organet e drejtësisë, të mirëpritur grupet e interesit.

Brenda muajit tetor duhet të ndryshojmë 6 direktiva në kodin aktual, do mbahet një tryezë e posaçme.

Kemi bërë një reformë drejtësise unike në llojin e saj, politika që prej 2016 është distante nga drejtësia", tha Manja/CNA

 





Lajmet e fundit nga