web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: PD-ja u dhuroi Shqipërisë, anëtarësimin në KiE, NATO dhe liberalizoi vizat

2025-12-11 20:06:00, Politikë CNA

Berisha: PD-ja u dhuroi Shqipërisë, anëtarësimin në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e themelimit të 35-vjetorit të partisë, tha se PD-ja ishte forca politike që bëri të mundur anëtarësimin e vendit në KiE, NATO dhe liberalizoi vizat.

Berisha tha gjithashtu se PD-ja dha kontribut dhe luajti rol të pazëvendësueshëm në Pavarësinë e Kosovës. Të gjitha këto, tha kryedemokrati, janë arritje epkale të Partisë Demokratike.

“Janë këto ideale dhe interesi kombëtar që bën të mundur që Partia Demokratike t'i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi Trans-Adriatik, bashkimi i Elbasanit me Tiranën, ndërtimi dhe rindërtimi i 11.000 km rrugë, autostrada, superstrada, ura, tunele. Shqipërinë nga humbtirë dixhitale, e sollëm në moshën dixhitale. Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre dolën në një ‘kuantum lip’, nga grupi i kombeve me të ardhura ndër më të ultat në planet dhe njerëzit ndër më të varfër të kësaj toke, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, në qytetarët më të paguar të rajonit.

Shqiptarët, nga skllevër të hiperkolektivizimit dhe pronës socialiste, në pronarë dinjitozë, zotër të pronave të tyre dhe iniciativës së tyre të lirë, në vendin e hiperkolektivizmit, tregun dinamik dhe vibrant. Partia Demokratike, partia e interesit kombëtar të shqiptarëve dha kontribut dhe luajti rol të pazëvendësueshëm në Pavarësinë e Kosovës.

Ishim bashkë të gjithë atë ditë kur këtu në Tiranë miku i shquar i kombit shqiptar, presidenti Xhorxh Bush, shpalli për herë të parë pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, pavarësinë e Kosovës. Të gjitha këto arritje epokale, të gjitha këto gëzime, këto marrëdhënie të jashtëzakonshme që ne kemi njeri me tjetrin, janë të gjitha fat dhe privilegj, që jo çdokujt i jepet në jetë.

Por, mbi të gjitha, çfarë fati për ne të jemi një parti që nuk lëshojmë kurrë të vërtetat, që besojmë interesin kombëtar, edhe sikur e gjithë bota të jetë kundër nesh. Dhe kjo është dëshmuar, është faktuar në këto vite që lamë pas. Por gjithashtu janë këto ideale që na mundësuan mbijetesën dhe mbrojtjen e tyre, që na mundësuan mbijetesën gjatë atij sulmi që na u bë këto vite nga i cili asnjë parti në Europë dhe në botë nuk do kishte mbijetuar dot. Dhe sigurisht janë këto ideale dhe interesi kombëtar që do sjellin triumfin, rrëzimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë dhe shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga