
Një projekt i qartë i mazhorancës në pushtet, që ka shqetësuar jo pak dhe vetë kryeministrin pas daljes së lajmit, pra ngritja e një strukture brenda Parlamentit për të kontrolluar SPAK-un, kjo gjoja në emër të një kontrolli mbi institucionet e pavarura.
Tani duan të shpikin një debat midis kreut të SPAK-ut, Altin Dumani dhe “idiotit të dobishëm” të Rilindjes, Eduart Shalsi. Në fakt, nuk ka një debat të tillë.
CNA ka publikuar një lajm, një informacion politik, të cilin e ka përpunuar në disa burime duke mbledhur informacion afër kryeministrit, që nga mbledhja e Shëngjinit me deklaratat e Lindita Nikollës, qëndrimet publike të Bledi Çuçit, daljet e Eduart Shalsit, Elisa Spiropalit e deri te qëndrimet e fundit të 99-çit më të ri në Parlament, Plarent Ndreca.
CNA, në lajmet e dhëna ka theksuar se në Parlament është ngritur një grup pune, i drejtuar nga Shalsi, i cili gjoja në emër të performancës së institucionit dhe administratës së Kuvendit do të krijojë një komision “Ad-Hoc”.
Ky komision më pas, në kuadër të integrimit në BE dhe performancës së institucioneve të pavarura të bëjë një goditje të përqendruar ndaj tyre.
Tek institucionet e pavarura hyjnë kryeprokurori, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i SPAK-ut dhe shumë institucione të tjera.

Më poblematiku nga të gjithë është SPAK-u, i cili ka në dorë dhjetëra hetime, apo dhe KLSH-ja, që ka në dorë dhjetëra kontrolle. Këto janë hallet e pushtetit.
Pasi CNA raportoi lajmin, reagoi Shalsi në një instervistë në “Top Channel”, ku nuk përjashtoi mundësinë e kontrollit të SPAK-ut dhe nuk përjashtoi komisionin “Ad-Hoc”. Përkundrazi, theksoi ngritjen e tij. Pra, ishte Shalsi ai që tha se do të kishte një komision “Ad-Hoc” pas këtij grupi pune. Më pas doli dhe tha që do rritet perfornca e Kuvendit.
Këtë tha dhe Plarent Ndreca, rishtaku i Rilindjes dhe 99-çave të saj, se drejtoritë e ndryshme të Kuvendit duhet të rrisnin performancën.

E kanë në ligj të përcaktuar, kontrollin, raportet, raportin vjetor. Pse nuk e kanë bërë kjo është përgjegjësi e tyre, por nuk ka një debat këtu. Këtu ka një veprim dhe një aksion të mazhorancës për të goditur SPAK-un për hallet e kësaj mazhorance, për ministrat, kryetarët e bashkisë, ish-zv.kryeministrin, bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Rama, PPP-të, koncesionet, tenderat e kështu me radhë.
Nuk ka një debat të Shalsit për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë se po përplaset gjoja Shalsi me Dumanin. Jo! Ka një grup pune brenda mazhorancës. Ka dhe një komision me emra dhe deri më sot askush nuk e ka mohuar.

Edhe ata që kanë dalë për ta mohuar e kanë pranuar që grupi i punës ekziston dhe po bën gati komisionin “Ad-Hoc”, por qëllimi i tij nuk do të jetë kontrolli mbi SPAK, por mbi institucionet e pavarura.
Pra, nuk është qëllimi në vetvete mbi SPAK, por ta mbulojmë me të gjithë institucionet e pavarura dhe në fund i fusin edhe një llustër në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe krijojnë lëvizje që duket të jenë presion i qartë ndaj institucioneve kushtetuese.
Në fakt, më shumë sesa i tillë duhet të rezultojë një dështim që duhet ndalur dhe mesa duket ndërkombëtarët janë mjaft të shqetësuar dhe po qëndrojnë përballë.
Për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë Eduard Shalsin, mjafton të shikojnë videon e mëposhtme, të lexojnë deklaratat e tij të përsëritura, ata ç’na thotë Mamica e Skënderbeut tonë e deri tek enveristi i parafundit që po hesht duke u justifikuar si i sëmurë dhe është larguar nga protagonizmi për të marrë përsipër sulmin e mazhorancës ndaj SPAK-ut./CNA
In order to understand the citizens a little deeper in the...
Are Albanians left-wing or right-wing, how do they self-id...
The new parties or new political organizations, together w...
Në sondazhin e fundit në Euronews Albania, Barometri ka ve...
After 3 years, a socialist attacked Lulzim Basha. It i...
Blerina Gjylameti, head of the parliamentary delegation th...
Former Prime Minister Sali Berisha has considered Alba...
CNA reported this Friday that a group of officers of t...
Supporters of the former prime minister and citizens h...
For almost a week, Rilindja's 99-members and Enver's "...
CNA has denounced the Socialist Party's scheme to control ...
In the city of Laçi, the works for the construction of the...
The head of SPAK, Altin Dumani, spoke yesterday from S...
The conversations of the Democrats in the WhatsApp gro...
Damian Gjiknuri has today made a statement to the medi...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
The majority is intending to create an "Ad Hoc" commission...
In a request addressed to the Speaker of the Assembly and ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...