web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon mbledhja Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri sherr me demokratët

2024-01-26 10:16:00, Politikë CNA
Dështon mbledhja Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri sherr
Deputetët në komisionin e Reformës Zgjedhore

Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e opozitës nuk lejuan vijimin e mbledhjes, pasi zunë vendet e socialistëve në sallë. 

Në momentin që socialistë u futën në sallë, pati përplasje mes Gjiknurit dhe deputetëve demokratë. Theksojmë këtu se Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e PD nuk u paraqitën në sallë. 

Debati:

Gjiknuri: Opozita është e kënaqur dhe ka vetëm një qëllim, kush do të zërë vendin e kujt?

Deputetët e opozitës: Ju po talleni, ose për çfarë paguheni ju? Kemi dy vjet që nuk po jepet asnjë zgjidhje. Na jepni të drejtat tona, kaq. Bashkëkryetarin e ka opozita. 

Gjiknuri: Atëherë kolegë do të gjejmë mënyra të tjera për të zhvilluar mbledhjen. Ju urojmë një ditë të mbarë./CNA  

 

 





Lajmet e fundit nga