web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Këlliçi: Basha, ministri për opozitën në kabinetin qeveritar

2024-01-24 16:07:00, Politikë CNA

Reforma Zgjedhore/ Këlliçi: Basha, ministri për opozitën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh në një intervistë për CNA TV se Reformë Zgjedhore me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën nuk ka. 

“Reformë zgjedhore me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën nuk ka. Këto janë çështje që i përkasin qeverisë. Zoti Basha dukshëm ka zgjedhur të rreshtohet si ministri për opozitën në kabinetin qeveritar. Kështu që, në traditën 33-vjeçare të traditës parlamentare, në vendin tonë, përherë Komisoni për Reformën Zgjedhore është bërë në mënyrë konsensuale, ka patur gjthëpërfshirje dhe ka garantuar të paktën dy rrotacione politke paqësore", u shpreh Këlliçi. 

Në fjalën e tij për CNA TV, anëtari i Kryesisë, komentoi edhe çështjen Berisha, për të cilën akuzoi institucionet e drejtësisë se masa ëshët marrë e ndikuar politikisht./CNA 

 





Lajmet e fundit nga