web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj Açkës dhe bashkëpunimi me socialistët/ Qëndrimet kontradiktore të Xhaferrit

2024-01-24 12:22:00, Politikë CNA
Sulmi ndaj Açkës dhe bashkëpunimi me socialistët/
Ferdiand Xhaferri

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferri pas ditë më parë deklaroi se Flutura Açka në Komisionin e Medias, ku u përplas me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin, bëri rolin e deputetit socialist Erion Braçe. Me këtë deklaratë ai u shfaq kritik ndaj deputetes demokrate, pasi kjo e fundit nuk është pjesë e aksionit opozitar. 

“Sot, pa e kuptuar, vendosi të bënte edhe punën, edhe rolin e Erion Braçes. Nuk ishte e pëlqyeshme ajo që ndodhi, por Bardhi dhe Noka janë aty për mohimin e ngritjes së komisioneve hetimore, për vrasjen e rolit të opozitës në Parlament dhe prandaj do të vazhdojmë të jemi aty për të mos lejuar mbajtjen e aktiviteteve parlamentare, derisa t’i kthehen të drejtat opozitës”, deklaroi Xhaferi". 

Por, mesa duket ai ka "harruar" se çfarë ka thënë.

Pasi kritikoi Flutura Açkën në një studio televizive, ai u shfaq dje në mbledhjen online të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, në krah të socialistëve duke diskutuar me ta. 

Sulmi ndaj Açkës dhe bashkëpunimi me socialistët/
Ferdinand Xhaferri në Komisionin e Sigurisë

Pra, Xhaferri, moralisti, intelektuali, ka thyer bojkotin e demokratëve dhe mesa duket nuk është në të njëjtën linjë me kolegët e tij. Nuk dihet ende pse Xhaferri ka këtë qëndrim kontradiktor./CNA 





Lajmet e fundit nga