web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Gjekmarkaj gjen pasardhësin e Berishës: Babalja do ishte mirë

2024-01-25 10:26:00, Politikë CNA
Agron Gjekmarkaj gjen pasardhësin e Berishës: Babalja do ishte
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar emisionin "Now me Erla Mëhillin" në Euronews Albania së fundmi se brenda kësaj partie ka emra që mund të zëvendësojnë Sali Berishën. Ky i fundit ndodhet në "arrest shtëpie", masë kjo e vendosur nga GJKKO-ja.

Sipas tij, që nga Gazment Bardhi deri te Jorida Tabaku mund të jenë potencialisht njerëz që mund të investohen për bashkimin e PD-së.

Gjekmarkaj nuk lë pa përmendur edhe Ervin Salianjin, i njohur ndryshe edhe si "Babale". 

“Gazment Bardhi është një politikan i ri. Më duket një person inteligjent, po bën opozitë, ka intuitë. Por ka emra të tjerë, si Jorida Tabaku, Ervin Salinaji, ka plot personazhe edhe jashtë PD që mund të kenë ambicie për lidership, për ta bashkuar PD, për ta rritur atë", tha ai./CNA 





Lajmet e fundit nga