Rama "shoots" the ministers
Prime Minister Edi Rama, at a meeting of the Socialist Par...
Prime Minister Edi Rama, at a meeting of the Socialist Par...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar gjatë një deklarate për mediat se personit që iu kërkua financim për inceneratorin e Tiranës, është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar.
Sipas Këlliçit bëhet fjalë për Carlos Manuel da Silva Santos, i cili është arrestuar më 13 nëntor të 2023.
"Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim. Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations", u shpreh Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Më datë 21 mars të vitit 2023, kam bërë publike disa dokumente në lidhje me mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranes.
Kur u miratua kjo kontrate koncensionare, sipas propozuesve përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani, zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshëm për të ndërtuar inceneratorin të cilin shteti me fondet e tij, nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër.
Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP.
Por çfarë thonë dokumentet e publikuara nga ne?
Ne një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Hollandë ‘Geogenix BV’, i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga te cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera.
Kur kam bërë këtë denoncim, i jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatuese, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikuara.
Por çfarë ka ndodhur 8 muaj pas denoncimit tonë publik për këtë skemë mashtrimi?
Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim.
Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations.
Te nderuar qytetare,
Që ta shpjegojmë me fjalë fare të thjeshta.
Kompania mëmë në Holande e Inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29 vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Grupi i Eksperteve pranë PD, po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë. Askush nuk do të kishte guximin të hynte në marrëdhënie te tilla financiare, pa garancinë e pagesave mujore, të cilën mund ta jepte fillimisht Edi Rama, e ndërkohe sot e jep këtë garanci i vetëm, Erion Veliaj.
Të mos harrojmë se vetëm para 1 muaji, në Buxhetin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj miratoi 12 milionë euro pagesë për Inceneratorin vetëm për vitin 2024.
I bej thirrje urgjente sot Drejtuesit te SPAK z. Altin Dumani, të shfrytezojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa Letër Porosi, në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale, e cila tashme është e faktuar përtej çdo dyshimi, që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe kërkon të fusë në territorin shqiptar fonde, burimi i të cilave nuk dihet./CNA
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitali...
Dështon mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Zgjed...
The majority is intending to create an "Ad Hoc" commission...
In a request addressed to the Speaker of the Assembly and ...
Partia Demokratike ka reaguar për vendimit e Apelit të...
Asked if Rama will be called to SPAK, Dumani said t...
Deputy Ervin Salianji, or as he is known otherwise, "B...
12 draft laws, draft decisions and normative acts were app...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka de...
The opposition is protesting in the Parliament with banner...
As soon as Speaker Lindita Nikolla started the plenary ses...
The Guard of the Republic has also "armored" the hall of t...
This Thursday, the next plenary session will be held in th...
Deputy Dashnor Sula has demanded accountability from L...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
The member of the Presidency of the Democratic Party, Beli...
The member of the leadership of the Democratic Party, ...
The head of the parliamentary group of the Democratic ...
The deputy of the Democratic Party, Flamur Noka, after...
Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e deputetëve...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...