web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura/ Rama: Jemi krenarë!

2025-02-04 17:11:00, Politikë CNA

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale përkujtoi 10-vjetorin e krijimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Rama, theksoi se bëhet fjalë për një institucion që na bën krenarë ndërsa shtoi se tashmë kjo agjenci është konsoliduar si një model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Postimi i Ramës në rrjetet sociale:

“Plot dhjetë vite nga krijimi per herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të

Një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për parqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale.

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të

Në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit, ndërsa anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm”. /CNA

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të





Lajmet e fundit nga