Të gjithë 'kundër' Dumanit, sepse SPAK ende 's’tremb'
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...

Aferat korruptive në qeveri dhe në Bashkinë e Tiranës kanë shkaktuar jo pak tronditje në shoqëri. Nuk është fjala këtu se njerëzit u zhgënjyen sepse i dinin ata, udhëheqësit, si puritanë. Përkundrazi, u ka rënë kallaji me kohë e me vakt dhe janë shfaqur lakuriq me lakminë e grykësinë e tyre.Ajo që ka krijuar befasi është lehtësia, rutina me të cilën futet dora thellë tek taksat e shqiptarëve, pa teklif sipas një kalendari të përditshem pune.
Më tej, irritimin deri në revoltë e shtojnë kjo dyshe, Rama dhe Veliaj, duke mos mbajtur përgjegjësi, ndërkohë qe janë arkitektët e sistemit, menaxherët dhe kontrollorët e tij. Për nga natyra e sjellja, të dy, kanë një autoritet shtypës, pasi e kanë pasion ushtrimin e pushtetit absolut. Pra nuk kanë lënë asnjë grimë lirie apo të çara që të fryjë ndonjë korent, apo dikush në varësinë e tyre të veprojë në autonomi, në mendjen e tij.Aq më pak drejtorët më të rendësishëm në rastin e Veliajt, apo ministrat, zv-kryeministrat, apo drejtorët e përgjithshëm, në rastin e Ramës.
Asnjë kumbull nuk bie nga vetë e ta mbllaçisë dikush pas krahëve, pasi ajo është një pemë ekskluzive e Ramës dhe e Veliajt, ata janë kopshtarët e rojtarët. Kumbulla bie vetëm me lejen e bekimin e tyre.
Asnjëri s'do të guxonte të zgjaste tinëz duart për ta kapur frutin e ndaluar në këtë kopsht të mbikqyrur rreptë.
Keshtuqe, edhe apologjia e kordinuar e të shtunes në mesditë, se çdokush tjeter ka faj, veç tyre, nuk pi më ujë.
Aktet korruptive në këto përmasa me dhjetra milionë euro në një shoqëri normale shkaktojnë traumë dhe populli del menjëherë në shesh, pasi është tradhëtuar dhe është shkelur besimi që ka dhënë.
E mbi të gjitha, janë disa sensorë social që reagojnë të parët. Ata janë publicistët, organizatat e shoqërisë civile, ata faktorë që kanë një zë, kanë një rol e që mbrojnë interesin publik. Për fat të keq, kjo nuk po ndodh tek ne. Kjo është një dramë e dytë, ndoshta po aq e madhe sa vjedhja e fondeve publike.
Ekranet tona dhe rrjetet sociale janë të mbushur me kritikë që reagojnë kur shohin ndonjë padrejtësi, kundravajtje. Po ama heshtin dhe janë gojëkyçur kur Erjon Veliaj kapet në abuzim, kur Edi Rama zihet në zullume.
Kjo mbyllje goje, i bën ata me faj. Sepse është zgjedhja që bëjnë. Bërtasin e kumbojnë për disa fenomene të shoqërisë, dhe mirë bëjnë, ironizojnë e thumbojnë lart e poshtë, edhe shfaqje televizive, por nuk pipëtijnë kur ndodh më e keqja poshtërsi, siç është korrupsioni në qeveri e në bashki. Në këtë mënyrë, ata e bekojnë, e mbrojnë këtë hajdutëri.
Përse vallë? Të gjithë kanë një interes, kanë një projekt, kanë dikë të punësuar? Të gjithë janë lidhur diku me një përfitim?
Unë nuk do të doja ta besoja. Po kyçja e tyre gojës është një argument shumë i fortë. Kjo është ligështuese. Ndaj ky vend ka edhe më shumë nevojë për ndryshim. Një rend i ri, ku edhe shoqeria civile, publicistët, ata qe kanë një rol, një zë publik, të çlirohen. Ti bëjnë vendit shërbimin e vyer që ata mund dhe e kanë për pëgjegjësi ta bëjnë./CNA
Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dy...
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Somehow, with the return of the Assembly to "normality", a...
In the municipality of Tirana, with the same ease idio...
April 4, 2024 marks the 75th anniversary of the founding o...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Reading the file that led to the imprisonment of three...
Humility should be a special privilege of people who deal ...
In a 122-page decision, GJKKO showed us how SPAK had b...
From the formal side, we have a stable democracy. From...
In Albania, the most popular sport is not football, bu...
The translation into Albanian of a translated article ...
Agriculture is the most backward sector of the Albania...
As happens with almost every SPAK arrest, that of the ...
It is important to recognize that the dignity of every...
Since social networks have become one of the strongest...
Today marks 32 years since March 22, 1992, when Skënderbej...
Democratic Deputies of Reestablishment will hand over ...
An event that will go down in the annals of history as the...
There was a time when salt was the most precious thing...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...