Vëri emër krimit zoti Dumani!
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...

Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dytësore të Bashkisë së Tiranës në dyert e SPAK-ut dhe lehtësia e përballjes morale së saj me këtë institucion, ishte nga të radhës para Drejtësisë. Pa hezitim, madje duke qeshur, zyrtarja Keçi dhe kolegët e saj të Bashkisë, u futën si të ishin në një institucion kulture dhe jo Drejtësie. Duke ua respektuar prezumimin e pafajësisë, paçka se para shqiptarëve të thjeshtë, zullumqarët dhe kundravajtësit thjesht kanë mbetur të kundrohen në pasuritë dhe udhëtimet e tyre lëbyrëse, na mbetet të presim për hetimet dhe verdiktin mbi ta.
Po për një gjë, shqiptarët janë të sigurt, që SPAK-u megjithë punën jo të vogël ende i duhet që bashkë me GJKKO-në të tregojnë shumë. Mbi të gjitha integritet dhe pavarësi. Është fare i qetë Rama dhe e gjithë kupola socialiste me gjithë njerëzit e ndaluar, një pjesë madje strukturë e zgjedhjeve; ligjëron për çdo ditë Berisha sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe tashmë paradoksalisht edhe ata që i ndanë rrugët e mbështesin furishëm (!!!); ka nisur shfaqjen aerobike shpesh kthyer në butafori Meta, ish presidenti i vendit, sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe me radhë me të gjithë kryetarët e bashkive dhe jo vetëm.
Kjo është arsyeja pse Altin Dumanit, që tashmë për nga rëndësia dhe impakti në vend vjen fill pas kryeministrit të vendit, t’i kërkohet dhe shpresohet shumë. Dhe, jo pa të drejtë. Megjithëse, ankimimi i tij, pas shpalosjes së një raporti shqetësues për policinë (Pa emra u fol për përfshirjen e policisë) dhe jo vetëm, ka treguar sesa e vështirë është të ndërtosh institucionin e besimit ndaj drejtësisë. “Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar si çështje kryesisht 67 procedime penale me 23 persona në hetim, çfarë përbën një tregues pozitiv në rritje të numrit të kësaj kategorie hetimesh, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2022, ku ishin regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim”, theksoi SPAK-u.
Institucionit që drejton Dumani i kërkohet vendosmëri dhe efikasitet. Kurse të 41 milionët e sekuestruar, megjithëse është vlerësuar, as nuk bën ndonjë përshtypje me luksin që shpalosin qoftë edhe një pjesë e të akuzuarve të SPAK-ut. Me të drejtë, Besnik Bakiu një zyrtar i lartë policie, i kërkoi publikisht emrat negativë të policisë dhe i kujtoi se ndërsa për SPAK-un janë hapur të gjithë dyert dhe janë plotësuar shumë nga kërkesat për policinë ka vështirësi pa fund: nga Vetting-u i munguar, vlerësimi i duhur financiar dhe e para e mbi të gjitha fakti i sakrificës skajore të tyre. “Janë 262 punonjës policie të rënë në krye të detyrës, nga të cilët 170 Dëshmor të Atdheut, si dhe 271 të plagosur. Bilanc lufte, apo jo?”, i rreshtoi Bakiu. Jo thjesht në respekt të punës së tij dhe kujtimit të dëshmorëve, z. Bakiu i bëri atij vetë dhe kolegëve të Dumanit, që të tregonin me sakrifica detyrimin që ata kanë ndaj vendit. Me zvarritjet jo të pakta, me pengesat që po krijohen dhe nga politika, me kulturën ende të munguar të pandëshkueshmërisë së “të fortëve”, SPAK dhe GJKKO i kanë një detyrim të madh të vendit në mënyrë që zyrtarët e ndryshëm të mos shkojnë e kthehen duke qeshur e të qetë nga institucioni.
Duket se të gjithë janë “kundër” Dumanit, ndërkohë që ai vetë duhet të kuptojë se kurrë Shqipëria nuk i ka drejtuar sytë nga një individ për të pritur të funksionojnë rregulla loje, ato që shpesh kanë munguar në historinë e shtetit tonë. Po për këtë, SPAK-ut të drejtuar prej tij i duhet të trembë dhe t’u kallë datën zhvatësve të vendit më të varfër të Ballkanit, që për fat të keq veçse po shtohen./CNA
I nderuar zoti Dumani, në raportimin që Ju bëtë përpar...
Somehow, with the return of the Assembly to "normality", a...
In the municipality of Tirana, with the same ease idio...
April 4, 2024 marks the 75th anniversary of the founding o...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Reading the file that led to the imprisonment of three...
Humility should be a special privilege of people who deal ...
In a 122-page decision, GJKKO showed us how SPAK had b...
From the formal side, we have a stable democracy. From...
In Albania, the most popular sport is not football, bu...
The translation into Albanian of a translated article ...
Agriculture is the most backward sector of the Albania...
As happens with almost every SPAK arrest, that of the ...
It is important to recognize that the dignity of every...
Since social networks have become one of the strongest...
Today marks 32 years since March 22, 1992, when Skënderbej...
Democratic Deputies of Reestablishment will hand over ...
An event that will go down in the annals of history as the...
There was a time when salt was the most precious thing...
The speech of the Prime Minister, at the same time the...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...