web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Izraeli prezanton planin e ri të armëpushimit/ Mbështetet nga SHBA

2025-03-03 20:05:00, Kosova & Bota CNA

Izraeli prezanton planin e ri të armëpushimit/ Mbështetet nga

Izraeli prezantoi një plan të ri armëpushimi me Hamasin të ideuar nga SHBA, i ndryshëm nga ai për të cilin u ra dakord në janar. Izraeli po përpiqet të detyrojë Hamasin ta pranojë atë duke vendosur një rrethim në Rripin e Gazës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti këtë ide të armëpushimit si "propozimi Ëitkoff", duke thënë se ai erdhi nga i dërguari i Presidentit të SHBA, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff. Edhe pse duhet thënë se “Shtëpia e Bardhë” ende nuk e ka konfirmuar këtë, duke thënë vetëm se mbështet çfarëdo veprimi që Izraeli ndërmerr.

Vërejtjet e Netanyahu erdhën një ditë pas përfundimit të fazës së parë të armëpushimit, me paqartësinë se çfarë do të vijë më pas pasi faza e dytë e marrëveshjes nuk është arritur ende.

Plani i ri parashikonte ti kërkonte Hamasit lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura në këmbim të një zgjatjeje të armëpushimit dhe një premtimi për të negociuar një armëpushim afatgjatë. Izraeli nuk përmendi lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë që ishte një faktor kyç i armëpushimit të fazës së parë.

Hamasi ka akuzuar Izraelin se po përpiqet të sabotojë marrëveshjen ekzistuese, e cila kërkonte që të dyja palët të negocionin kthimin e pengjeve të mbetura në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë, një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza dhe një armëpushim të qëndrueshëm.

Të dielën, Izraeli ndaloi të gjitha ushqimet, karburantet, ilaçet dhe furnizimet e tjera për popullsinë e Gazës prej rreth 2 milionë banorësh dhe u zotua për "pasoja shtesë" nëse Hamasi nuk e pranon propozimin e ri. /CNA

 





Lajmet e fundit nga