
Klodjan Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK-ut, me zgjedhjen e tij nga KLP-ja, më datë 11 dhjetor, në një votim ku mori shtatë vota.
Më shumë sesa ka marrë tre vite më parë Altin Dumani, njeriu që e drejtoi SPAK-un me “dorë të hekurt”, duke e kaluar në një tjetër nivel, ashtu sikundër e tha edhe Kryeministri Rama në daljen e tij në podcastin 'Flasim'.
Rama ka qenë mjaft kritik ndaj SPAK-ut, sidomos në rastin kur është arrestuar Erion Veliaj.
Ka sulmuar prokurorët, ka sulmuar institucionin. Ndërsa sot e ka vlerësuar Altin Dumanin.
Kujtojmë se Altin Dumani është një nga prokurorët e hetimit të dosjes së Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave në Burgun e Durrësit.
Rama në fakt ka pasur qëndrime të dyzuara, pavarësisht mbështetjes së tij sistematike për Reformën në Drejtësi. Por, me sa duket, tek Altin Dumani i “ngeci sharra në gozhdë”. Dhe pikërisht kjo është ajo që kërkohet nga Klodjan Braho si kryetari i SPAK-ut, që politikanëve dhe krerëve më të lartë të qeverisë t'iu “ngelet sharra në gozhdë” kur vjen puna për të folur për SPAK-un. Nuk mund të jetë ky institucion ‘vasal’ i pushtetit, “vasal” i partive, “vasal” i qeverive, “vasal” i ministrave. Duhet të jetë muri ndarës që i thotë qeverisë, ministrave, pushtetit, Kryeministrit dhe kujtdo tjetër: 'Ndalu Bek, se ka hendek!'. Ndal korrupsionit! Shqipëria ka institucione që ju luftojnë, ju pengojnë, ju vëzhgojnë në zbatim të ligjit, , në mbrojtje të interesave të qytetarëve.
Ajo që kërkohet nga Klodjan Braho është që të ketë një standard. Ta ruajë dhe ta përmirësojë standardin ‘Altin Dumani’.
A mund ta ruajë? Kjo është e lehtë. A mund ta përmirësojë? Kjo është e vështirë. Por të paktën njërën duhet ta bëjë.
Në SPAK nuk mund të ketë dy standarde. Duhet të ketë një dhe vetëm një: ‘Standardin Altin Dumani’. Atë të përballjes dhe qëndrimit me fakte me prova dhe me gjakftohtësi dhe rezitencë përballëkrimit dhe politikës.
Në SPAK ka dhe prokurorë që nuk i janë të këtij standardi. Mjafton të përmendim çështjen e inceneratorëve, e cila është një njollë e zezë e këtij institucioni. Hetimi për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.
Ka dhe të tjera. Por kjo është më kryesorja sepse ngadalësia, hetimi në mënyrë joprofesionale e ka bërë që shumica e personave përgjegjës të mos jenë para ligjit, në bankën e të akuzuarve me pranga, por të jetojnë në vendet e Europës dhe të botës si pashallarë, pa folur për dhjetëra e mijëra miliona euro të humbura nga taksat e shqiptarëve. Kjo dhe për faj të një prokurori të paaftë, që nuk është i standardit Dumani.
Kjo është ajo që kërkohet nga Klodjan Braho, asgjë më shumë sesa kaq. Të ruajë standardin ‘Dumani’ dhe të kërkojë që ai të përmirësohet. Qoftë edhe në të drejtat e njeriut siç kërkojnë shumë juristë, apo edhe në standardet e hetimit sipas niveleve të Bashkimit Europian.
Që SPAK-u me Altin Dumanin ka kaluar në një nivel tjetër, kjo tashmë është e provuar. Pas gjumit letargjik të Arben Krajës, erdhi energjia dhe forca e Altin Dumanit.
Tani Klodjan Braho duhet të përdorë profesionalizmin, durimin dhe mençurinë për ta çuar më tej SPAK-un si institucion dhe për të treguar se nuk ka kthim pas. Dhe kjo është e vetmja rrugë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm për të akuzuar zyrtarët e shtetit, por për të ndërgjegjësuar administratën, zyrtarët, politikën, shtetin, se zgjidhja dhe ardhmja nuk janë korrupsioni.
‘Do të përballen me akuzat në rast se fusin duart në xhepat e qytetarëve. Zbatoni ligjin dhe vetëm kaq’ dhe kjo duhet të jetë kërkesa e pandashme e SPAK-ut i cili duhet të qëndrojë atje përballë, me Klodjan Brahon në krye apo me këdo tjetër. Mjafton të ketë vullnet, forcë dhe drejtësi, që fillon nga ligji dhe mbaron aty ku mbaron ligji.
Ligji dhe vetëm ligji është ai që duhet zbatuar dhe standardet e institucionit të vendosura nga Altin Dumani duhet të ruhen me forcë nga prokurorët që duhet të jenë garantë të këtij standardi që i ka dhënë Shqipërisë një hap tjetër në Bashkimin Europian, një hap tjetër në rrugën e saj të integrimit dhe këtë e ka bërë edhe prej vizionit që pati Altin Dumani në krye të SPAK-ut.
Mjafton të bëhet krahasimi me paraardhësin e tij dhe disa prokurorë të tjerë të SPAK-ut, të cilët disa prej tyre ndoshta nuk e meritojnë fare të jenë në atë institucion, për të kuptuar diferencën. Klodian Braho duhet të jetë diferenca. /CNA
The new US National Security Strategy has received greater...
"The Boys of Mul" and "The Boys of Grida" are not fighting...
A group of businessmen, citizens GS, FB, MP, Sh.F, SK,...
For nine months in Durrës prison, arrested by a court ...
A bust of Llazar Fundo was placed in Korça, on a pedes...
No form of violence has shown as much resilience and abili...
The countries that were really moving fast and hard toward...
The investigation against Deputy Prime Minister Belind...
The Special Court suspended Belinda Balluku from her posit...
Sot mediat raportuan se GJKKO kishte dhënë masë sigurie nd...
The online portal "Tema", owned by the Veliaj family journ...
The articles below are 2 of the articles of the Law on Tax...
Prime Minister Rama has been heavily advertising what he c...
In SPAK there are many prosecutors with integrity, honest ...
The Constitutional Court of Sadushi, (i.e. 5 of the member...
In recent days, the media was overwhelmed by the news of D...
Prime Minister Rama's full speech at the Paris Peace Forum...
BY ELVI FUNDO Former mayor Erion Veliaj, through his ...
Vlora Airport, one of the new airports expected to begin p...
Yesterday, the Chamber of Advocates, led by Maks Haxhia, d...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...