LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa atësi e pa nënë, fëmijët e kthyer nga Suedia në mes të katër rrugëve

2024-02-23 22:19:00, Denoncim CNA

Pa atësi e pa nënë, fëmijët e kthyer nga Suedia në

Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistron dot fëmijët e vegjël të lindur në Suedi, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan i është drejtuar sërish zyrës së Gjendjes Civile, pasi vjen dhe vërtetimi i shërbimit ligjor.

Specialistja Magi Lika bën regjistrimin e fëmijëve dhe me dokumentin e siguruar, fëmijët vaksinohen dhe mund të shkojnë në kopsht.

Magi Lika:Sapo na erdhi vërtetimi sa i përket rastit të 2 fëmijëve, ky vërtetim ndihmon në regjistrimin e fëmijëve për në çerdhe, kopsht dhe për vaksinimin e tyre. Derisa të mbarojë procedura ligjore në gjykatë, nuk do të ketë më probleme për këto fëmijë.

Po kështu, “Stopi” shkoi edhe te Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, ku Enkeleda Isaku, drejtore e zyrës së Përfshirjes Sociale regjistron fëmijët e vegjël të qytetarit Berisha.

Enkeleda Isaku: Politikat sociale që ne kemi, gjithmonë kemi prioritet rastet e fëmijëve dhe ky hyn tek rastet prioritare dhe absolutisht që kjo drejtori nuk ka për të qenë pengesë, përkundrazi, mbështetëse për të lehtësuar dhe për të bërë procedurat për regjistrimin dhe për të marrë shërbimin e çerdhes dhe tjetri për të marrë shërbimin e kopshtit. Për frekuentimin e fëmijëve në kopësht, do të lutesha që fëmijët të ishin të vaksinuar./tvklan.al

Lajmet e fundit nga