web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takim me sipërmarrësit në Berat/ Salla: Do të vijojë mbështetja për bujqësinë përmes politikave financiare

2026-04-10 16:41:00, Aktualitet CNA

Takim me sipërmarrësit në Berat/ Salla: Do të vijojë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim në Berat për të folur për rritjen e pagave në bujqësi, investimet, lehtësimin e taksave dhe skemat e tjera mbështetëse për këtë sektor, me synimin që të arrihet një standard prodhimi që të jetë i tregtueshëm për tregun e madh të BE-së.

Në takimin me sipërmarrësit e përpunimi të vajit të ullirit është i pranishëm dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla i cili u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë me politika financiare sektorin e bujqësisë, ku janë 35% e të punësuarve në vend.

“Jemi duke punuar me bashkitë, të krijojmë një ekonomi të rritjes dhe bashkëpunimit të fermerëve për përpunimin e vajit. Mënyra e përpunimit do të jetë në disa nga hallkat që kemi vendosur në skemën kombëtare por edhe në atë të IPARD-it. Do vazhdojmë të ndërtojmë modele jo vetëm të ullirit por edhe në fusha tjera për produktet “made in Albania”. 35% e të punësuarve në vend është në sektorin bujqësor dhe dua të vazhdojmë të mbështesim këtë sektor më politikat financiare. Fermerët mbështeten drejtpërdrejt jo vetëm me fondet e skemës kombëtarë por edhe me investimet në infrastrukturë. Duhet të bashkohemi për të krijuar modele dhe mundësi ekonomike sa më të mëdha”, tha ministri Salla. /CNA





Lajmet e fundit nga