web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

International Conference “Anastasius: Archbishop, Theologian, Hierapostol”/ Speech of His Beatitude, John

2026-03-03 16:20:00, Aktualitet CNA

International Conference “Anastasius: Archbishop, Theologian,

The Archbishop of Tirana, Durrës and all Albania, Joan, delivered his speech at the international conference "Anastasius: Archbishop, Theologian, Hierapostol". The conference is taking place in Brookline, on March 2-4.

In his speech, His Beatitude, John focused on the legacy of the late Archbishop Anastasios, his precious works towards the Albanian Autocephalous Orthodox Church, and his service to the flock.

 

Full word

 

The Legacy of Archbishop Anastasios

In 1992, right here in this environment, I was a student at the Holy Cross Theological School when I first communicated with His Beatitude Archbishop Anastasios, before he was enthroned as Archbishop of the Autocephalous Orthodox Church of Albania. The communication was facilitated by my professor, at that time Metropolitan Demetrius Trakatelis of Vrestena, who later became Archbishop of America. When I spoke on the phone, Archbishop Anastasios said to me: “Joan, my son, Demetrius has informed me about you, about your desire to serve in the Church and about your results at the Theological School. I am very happy for you and was filled with enthusiasm when I learned of your desire to return and serve in your homeland.

I promised him that I would return immediately after completing my studies, because I too rejoiced deeply in the blessing that Albania had him at the head of our Church, at this very critical beginning - after the complete atheistic destruction. Since then, our bond has always been close - a shared journey of love and cooperation in Christ for the progress of our beloved Church, the Autocephalous Orthodox Church of Albania. I am deeply honored to have had the blessing from God to be by his side at almost all the decisive moments, in all the most important meetings and in all the efforts to raise our Church from the ruins. His profound wisdom, his ardent love for God and humanity were united in him in such a wonderful way, that truly the supplications of the Orthodox believers of Albania - who were seeking a man of God to rebuild their Church - were answered by God to the highest degree, through the presence of Archbishop Anastasios for three decades in this suffering Church.

I/Construction work: Raising churches from ruins

Kur Kryepiskopi Anastas mbërriti në Shqipëri në vitin 1991, si Ekzark i Patriarkanës Ekumenike, ai gjeti një vend ku Kisha ishte shkatërruar pothuajse plotësisht. Regjimi ateist - i vetmi në botë që e shpalli ateizmin me kushtetutë - shkatërroi ose ktheu jofunksionale 1,600 kisha, paraklise dhe manastire. Nga 440 klerikë që shërbyen para komunizmit, kishin mbetur vetëm 22, të gjithë të moshuar dhe të rraskapitur. Siç thoshte vetë Kryepiskopi i lumur, ishte "kohë kur në Shqipëri mbretëroi fryma e errësirës. Kur ateizmi militant shoi ndërgjegjen, mbyti gjithçka që jeta njerëzore e çmon si më të çmuar: lirinë, besimin, dashurinë".
Në këtë peizazh shkretimi shpirtëror, Kryepiskopi Anastas nisi atë që, me të drejtë, shumë e quajnë "mrekulli". Për më shumë se tri dekada, ai drejtoi ndërtimin dhe restaurimin e mbi 450 ndërtesave kishtare dhe sociale: u ngritën 150 kisha të reja; u restauruan 70 manastire dhe kisha që ishin kthyer në monumente kulture; u riparuan 160 kisha të tjera; dhe u ndërtuan apo u rinovuan 45 ndërtesa kishtare. Në total, u ngritën ose u rikthyen në funksion 425 ndërtesa. Ai themeloi Akademinë Theologjike - Hieratike "Ngjallja e Krishtit" në Durrës, Liceun Kishtar "Kryqi i Nderuar" në Gjirokastër dhe në Sukth, Durrës, si edhe 50 Qendra Rinore në qytete të ndryshme. Ai arsimoi dhe hirotonisi 145 klerikë të rinj. U themeluan mbi 400 enori, u ndërtuan shkolla, klinika dhe qendra sociale. Dyert e kishës u hapën për çdo person, pa dallim besimi. Shifrat flasin vetë: qindra kisha, dhjetëra manastire, mijëra njerëz të punësuar, infrastrukturë sociale dhe kishtare, e cila e nxori Shqipërinë nga mjerimi. Unë do ta quaja atë njeriun e ringjalljes - jo vetëm ringjalljen e mureve të kishave, por ringjalljen e shpirtrave nga errësira.

II/Tempujt e gjallë: Ringritja shpirtërore

Megjithatë, Kryepiskopi Anastas nuk u mjaftua vetëm me ndërtimin e kishave. Thellë në shpirtin e tij, ai e dinte se ndërtesat janë thjesht instrumente - instrumente në shërbim të qëllimit të vërtetë, që është shpëtimi i shpirtrave. Me fuqi të veçantë, ai e shprehu këtë gjatë një vizite në Delvinë, kur tha ato fjalë që kanë mbetur si testament për të gjithë ne: "Përtej tempujve prej guri, duhet të ndërtojmë tempujt e gjallë të Krishtit - brenda shpirtrave të njerëzve, ata tempuj shpirtërorë që i shkatërroi regjimi ateist". Kjo fjali përmbledh të gjithë vizionin e tij. Dëmi më i madh i ateizmit nuk ishte shkatërrimi i mureve, por shkatërrimi i ndërgjegjes, i besimit, i lidhjes së qenieve njerëzore me Perëndinë. Muret mund të rindërtohen, por shpirtrat kërkojnë mundim shumë më të thellë, më shumë durim dhe më shumë dashuri. Për të, ndërtesat nuk ishin qëllim në vetvete, por thjesht mjet për të kryer veprën shpëtimtare të Kishës. Ata u ndërtuan për njerëzit dhe në shërbim të tyre.
Kryepiskopi i lumur ishte njeri me maturi të jashtëzakonshme shpirtërore, jo thjesht në formimin e tij theologjik - megjithëse ai ishte ndër theologët më të shquar orthodhoksë të shekullit të njëzetë, Profesor i Historisë së Feve në Universitetin e Athinës, Doktor Honoris Causa në 19 universitete. Maturia e tij shpirtërore buronte nga një jetë e përkushtuar e gjitha në lutje, në soditje dhe në shërbim të Perëndisë dhe njerëzve. Ai e kishte përjetuar Perëndinë si realitet të gjallë dhe pikërisht kjo përvojë i dha atij forcën dhe urtësinë për t'u transmetuar besimtarëve të Shqipërisë frymën e vërtetë të një Kishe Orthodhokse të gjallë dhe të shëndetshme - një Kishë e themeluar mbi besimin në Ngjalljen e Krishtit dhe mbi dashurinë për çdo qenie njerëzore. Ai dinte si të hynte në shpirtin e çdo personi. E kuptonte se, pas dekadash errësire ateiste, njerëzit nuk kishin nevojë vetëm për kisha në të cilat do të hynin brenda, por për dikë që do t'u fliste zemrave të tyre, do t'u mësonte të luteshin përsëri dhe do t'u tregonte se Perëndia është i gjallë dhe i pranishëm. Dhe pikërisht këtë bëri ai - me fjalë të ngrohta, me durim të pashtershëm dhe me dashuri të vërtetë. Predikimi i tij ishte gjithmonë i përqendruar në dashurinë dhe respektin për çdo qenie njerëzore. Ai përhapi brenda Kishës frymë pajtimi dhe faljeje. Ne që kemi qenë pranë tij gjatë këtyre viteve, dëshmojmë: Ai nuk bëri dallim midis njerëzve; ai i trajtoi të gjithë me të njëjtën ngrohtësi - si një fshatar të thjeshtë e thjeshtë, po ashtu edhe udhëheqës të njohur ndërkombëtar. Ai besonte në Ngjalljen - jo si dogmë abstrakte, por si përvojë që transformon jetën.

III/ “Fjalët e tij të çmuara”

Kryepiskopi i lumur na la mësime dhe fjalë që vazhdojnë të ndriçojnë jetën tonë. Më lejoni të përmend disa nga këto mësime të çmuara:
Liturgjia pas Liturgjisë - sepse adhurimi nuk përfundon në ndërtesën e kishës, por vazhdon si shërbim në botë.
Dashuria nuk njeh kufij - Kisha nuk mbyllet në vetvete dhe nuk ekziston vetëm për veten, por për të gjithë njerëzit, kushdo qofshin ata, sepse të gjitha qeniet njerëzore janë krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.
Gjithmonë në një udhëtim - besimi nuk është zotërim statik, por pelegrinazh dinamik drejt Perëndisë.
Këto nuk ishin thjesht slogane, ishin jeta e tij. Ai predikonte atë që jetonte, dhe jetonte atë që predikonte. Në një botë plot me fjalë, por e zbrazur nga veprat, jeta e tij ishte dëshmia më e fuqishme se fjalët dhe veprat duhet të jenë të pandashme - sepse besimi pa vepra është i vdekur, siç na mëson Apostull Jakovi (Jak. 2:26). Thoshte shpesh: "Ngjallja nuk është thjesht dogmë, është përvojë që transformon jetën". Këtë dëshmuam në Shqipëri. Një Kishë që dukej e vdekur, erdhi në jetë - jo nga fuqitë njerëzore, por nga Hiri i Perëndisë që vepronte nëpërmjet njerëzve plot besim, të cilët e donin Perëndinë dhe i shërbenin Atij. Një nga frazat që Kryepiskopi i lumur përsëriste vazhdimisht, si lutje dhe si bindje, ishte: "Perëndia nuk do të na braktisë". Në momentet më të vështira - kur Shqipëria u shkatërrua nga kriza e vitit 1997, kur vështirësitë dukeshin të pakapërcyeshme - ai i përsëriste këto fjalë me besim të palëkundur. Ky besim nuk ishte naivitet. Ishte bindja e thellë e një njeriu që e kishte përjetuar Perëndinë në çdo moment të jetës së tij.
Me anë të shembullit të tij, ai forcoi tek të gjithë ne një besim të palëkundur te Perëndia. Sa herë që përballej me vështirësi dhe sfida të ndryshme, ai nuk tërhiqej, por, me besim të madh te Perëndia, i bindur që po bënte punën e Tij, qëndronte i fortë si shkëmb, por me dashuri dhe dhembshuri, për të mbrojtur Kishën dhe misionin e saj, duke përhapur kështu besim dhe shpresë tek të gjithë besimtarët. Ky besim e bëri të palëkundur. Ai shkoi atje ku të tjerët kishin frikë të shkonin. Ai vizitoi fshatrat më të largëta dhe hapi kisha në vendet ku askush nuk besonte se diçka mund të ndërtohej ndonjëherë. Dhe, mrekullisht, ato u ndërtuan. Urtësia, dashuria dhe besimi i tij - ishin aq të fuqishme saqë njerëzit jo vetëm që thjesht e pasuan, por i besuan dhe e deshën atë. Sepse ai i donte vërtet ata, ashtu si një atë do bijtë e tij.
Edhe roli i tij i jashtëzakonshëm në dialogun ndërfetar është i njohur, veçanërisht me Islamin, me të cilin kemi jetuar dhe bashkëjetuar në Shqipëri për shekuj me rradhë. Formula e tij e famshme - "Vaji i besimit nuk duhet të përdoret nga asnjëra palë për të ndezur konflikte, por për të shëruar plagët dhe për të qetësuar zemrat" - u bë pjesë e Enciklikës Sinodale të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh në Kretë. Si një nga Presidentët e Këshillit Botëror të Kishave, ai ishte protagonist në shumë marrëveshje të mëdha. Shqipëria sot konsiderohet një model i dialogut ndërfetar në Evropë.
Vizioni i tij për Orthodhoksinë ishte global. Sikundër shkroi: "Kur mendoj për Orthodhoksinë në shekujt që do të vijnë, e ëndërroj atë të hapur ndaj zhvillimit, ndaj kushteve të reja të krijuara nga shkenca, arti dhe teknologjia. Vendi i Orthodhoksisë nuk është në një hapësirë jashtë historisë, por në qendër të proceseve shoqërore, në avangardë të progresit..."

IV/Dashuria për Perëndinë dhe Shërbesa ndaj grigjës

Kryepiskopi Anastas erdhi në Shqipëri në kohë të vështirë. Ai hasi shumë kryqe gjatë gjithë shërbesës së tij. Shumë njerëz nuk do të kishin duruar. Shpesh kam ngritur pyetjen: Si arriti t'i rezistonte çdo vështirësie? Përgjigja gjendet në një episod nga Ungjilli. Pas Ngjalljes së Tij, Zoti ynë Jisu Krisht iu drejtua Apostullit Pjetër me pyetjen: "Simon, bir i Jonait, a më do ti mua më shumë se këta?" Dhe kur Pjetri iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua", Krishti i tha: "Kulloti delet e Mia" (Jn. 21:16-17). Në këtë dialog të shenjtë qëndron thellësia e çdo shërbese kishtare. Dashuria për Perëndinë nuk mbetet abstrakte dhe e brendshme, ajo shprehet, manifestohet, bëhet e dukshme nëpërmjet shërbesës ndaj grigjës dhe nëpërmjet dashurisë për të gjithë dhe për gjithçka. Sa më shumë e duam Perëndinë, aq më me zell dhe fuqi i shërbejmë popullit të Tij. Dashuria për Perëndinë dhe shërbesa ndaj grigjës janë të pandashme – nuk ekzistojnë dot pa njëra - tjetrën.
Sepse vetëm njerëzit që e duan Perëndinë, mund të duan vërtet edhe njerëzit e tjerë dhe mund të kryejnë me përkushtim shërbesën e udhëheqjes dhe baritimit të grigjës të cilën ua ka besuar Perëndia. Po kështu, njerëzit që e kanë frikë Perëndinë, nuk kanë frikë nga njerëzit apo nga ndonjë vështirësi që mund të hasin. Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën - shkruan Shën Joani (1 Jn. 4:18). Kryepiskopi i lumur Anastas e jetoi këtë të vërtetë me të gjithë qenien e tij. Që nga hirotonisja e tij në dhjakon më 7 gusht 1960, e gjithë jeta e tij ishte një dhjakoni - një shërbim i pandërprerë ndaj Krishtit dhe çdo personi që takonte. Dashuria e tij e zjarrtë për Perëndinë e nxiti atë t'i shërbente grigjës me entuziazëm, energji dhe me vetëmohim që nuk mund të shpjegohet në terma njerëzorë - mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet Hirit të Perëndisë. "Edhe e dimë se të gjitha u ndihmojnë për mirë atyre që e duan Perëndinë, atyre që janë thirrur sipas vullnetit të tij” (Rom.8:28).

Epilog

The more time passes, the more clear the greatness of his work becomes. I often wonder - and not only me, but also many others - how he managed to accomplish such a monumental work! In response, we can only offer this: great faith, great love, great Grace from God. He gave our Church everything he had: all his spiritual and intellectual wealth, his knowledge and wisdom, his sober and clear mind. With complete conviction I tell you that I do not know of any other person who has given more to this earth, without asking for anything and without receiving anything in return. His example proves that the teaching of our Lord Jesus Christ - "love your enemies, bless those who curse you, do good to those who hate you" - is possible to put into practice and that forgiveness and love must triumph over hatred.
At the funeral of the blessed Archbishop, we had placed a book of condolence. In it I read that someone had written, in a concise manner, just one word: You have conquered. This word sums up his entire life. He was unjustly attacked, prejudiced, slandered, and hindered, but in the end he conquered. The words of Saint Paul in his Second Letter to Timothy apply to him: “I have fought the good fight, I have finished the course, I have kept the faith. Now there is laid up for me the crown of righteousness, which the Lord, the righteous judge, will award to me on that day, and not to me only, but also to all who have loved his appearing” (2 Tim. 4:7-8).
His life and work will forever be a living example and a lasting inspiration, not only for us today, but also for generations to come. I could not find more appropriate words to describe his journey in this life than his own words: “Experience of love on difficult paths - Whispers of gratitude and love in eternity; for the Eternal.”
We pray that God will give us strength and wisdom to continue the bright path of Blessed Archbishop Anastasios, for the greatest honor we can give him is to walk united and with the same spirit on that path. Glory to God for everything. Amen.





Lajmet e fundit nga